15 vjet nga vrasja e politikanes suedeze nga një serb – Përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

15 vjet nga vrasja e politikanes suedeze nga një serb – Përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

Sot janë bërë 15 vjet nga vrasja e ish-ministres së jashtme të Suedisë, Anna Maria Lindh. Dyshimet e para ishin se vrasja e saj nga një serb, kishte të bënte me qëndrimet e saj pro bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, raporton Periskopi. Më 10 shtator 2003, anëtarja e qeverisë suedeze ishte goditur disa herë me […]

Më 10 shtator 2003, anëtarja e qeverisë suedeze ishte goditur disa herë me thikë nga një serb në një dyqan në Stokholm.

Lindh ishte goditur me thikë në gjoks dhe në stomak, ndërsa pas tetë orëve operacion, ajo kishte ndërruar jetë, pasi nuk kishte arritur t’u shpëtonte plagëve të rënda që i ishin shkaktuar.

Për vrasjen e saj, 25 vjeçari serb, Mijailo Mijailoviç ishte dënuar me burg të përjetshëm.

Në Gjykatë, ai kishte deklaruar se zërat brenda kokës së tij i kishin thënë ta sulmonte Lindhin, e cila ishte pretendentja kryesore për postin e kryeministrit në Suedi.

Dyshimet e para të hetuesve kishin qenë që vrasja e saj ishte e motivuar politikisht, pasi ajo kishte qenë politikania më e zëshme suedeze për referendumin e euros që ishte mbajtur atë kohë në Suedi. Ajo insistonte që vendi i saj t’i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane.

Por, pistat e hetimit më vonë ndryshuan.

Dyshohet që drejt vrasjes së saj, 25 vjeçarin serb e shtynë deklaratat pro bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë dhe qëndrimet pro pavarësisë së Kosovës.

Por, pas 8 viteve, i dënuari për vrasje kishte pranuar të flas edhe njëherë për këtë çështje nga burgu.

Më vonë, ai mohoi se ishte nxitur nga qëndrimet e ish-ministres së jashtme për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.

Sipas tij, e gjitha ishte rastësi.

“Unë kam ndjerë urrejtje për politikanët, si në Suedi, ashtu edhe në Serbi. Ata i fajësova për të gjitha dështimet e mia në jetë”, citojnë mediat 25 vjeçarin serb.

Policia kishte arritur ta arrestonte atë, dy javë pas sulmit. Përveç dënimit me burg të përjetshëm, ai ishte i detyruar që t’ua paguante 11 mijë sterlina për burrin e Anna Lindh dhe dy djemët e saj.

Mijailoviç, i cili ishte biri i emigrantëve serbë, kishte treguar se si e kishte therur atë disa herë në një dyqan ku po bënte blerje. Por, kishte thënë se nuk kishte për qëllim ta vriste.

Por, Gjykata më pas kishte vendosur që 25 vjeçari kishte kryer vrasjen me vetëdije të plotë, andaj nuk kishte nevojë për kujdes psikiatrik.

Ndërsa, vrasësi kishte thënë se në vend të Anna Lindh do të mund të kishte qenë dikush tjetër.

Lindh kishte qenë një politikanet më të njohura dhe më të respektuara në krejt vendin. Ajo kishte qenë e martuar dhe kishte pasur dy fëmijë, ndërsa postin e ministres së jashtme e kishte marrë në viti 1998, pas një karriere të shkëlqyer politike që kishte pasur si pjesë e Partisë Socialdemokrate. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?