11 të vdekur nga sulmet ndaj partive opozitare kurde në Irak

Së paku 11 persona janë vrarë e 50 të tjerë janë plagosur nga raketat që goditën selinë e dy partive opozitare kurde iraniane në rajonin kurd, gjysmë autonom të Irakut. Sulmi ndodhi të shtunën në qytetin Koya,i cili ndodhet 300 km larg nga Bagdadi, raporton Al Jazeera, njofton Klan Kosova. Në një postim në Twitter, […]
Së paku 11 persona janë vrarë e 50 të tjerë janë plagosur nga raketat që goditën selinë e dy partive opozitare kurde iraniane në rajonin kurd, gjysmë autonom të Irakut.
Sulmi ndodhi të shtunën në qytetin Koya,i cili ndodhet 300 km larg nga Bagdadi, raporton Al Jazeera, njofton Klan Kosova.
Në një postim në Twitter, Partia Demokratike e Kurdistanit Iranian fajësoi Iranin për sulmin dhe tha se edhe një kamp i refugjatëve u godit.
Fotografitë e postuara nga PDKI në mediet sociale treguan fëmijë të plagosur dhe tymi masiv në qiell.
Mediat shtetërore iraniane dhe forcat e saj ushtarake nuk kanë komentuar sulmin e raportuar.












