Zyrtare: Gergj Dedaj, ambasador në Maqedoni

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni. Këtë e ka bërë të ditur vet Dedaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar dekretin e emërtimit të tij dhe ka falënderuar Presidentin Thaçi për besimin dhe dekretimin e tij në pozitën e ambasadorit. “Ne […]
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni.
Këtë e ka bërë të ditur vet Dedaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar dekretin e emërtimit të tij dhe ka falënderuar Presidentin Thaçi për besimin dhe dekretimin e tij në pozitën e ambasadorit.
“Ne nje mision te ri, pergjegjesi shteterore per Kosoven!Falenderoj Presidentin e Republikes se Kosoves, HT Hashim Thaqi, per besimin dhe dekretimin tim, per Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, te Republikes se Kosoves, ne Republiken e Maqedonise”, ka shkruar Dedaj.
Ditë më parë deputetët e grupit 6 +, në takim me kryeministrin e Kosovës kanë kërkuar nga ai që zëvendësministri Gjergj Dedaj të shkarkohet nga detyra e tij, për arsye të ofendimeve dhe sharjeve të cilat sipas tyre, ky i fundit i ka bërë në drejtim të shtetit turk dhe këtij komuniteti që jeton në Kosovë.














