Zbutet Serbia: Nuk do të merret asnjë veprim i një anshëm për Asociacionin

Duket se thirja e BE-së për qetësi, ka bërë që zyrtarët serb të zbusin deklarimet e tyre se do të themelojnë ASK-në në mënyrë të një anshme, nëse një gjë të tillë nuk e bën Kosova siç janë dakorduar në Bruksel. Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se […]
Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se serbët të cilët jetojnë në veriun Kosovës nuk do të bëjnë asnjë veprim të një anshëm për Asociacionin e Komunave Serbe, që do të mund të ishte një justifikim i shqiptarëve për t’u ankuar tek BE-ja për Serbinë.
Këto deklarata Gjuriq i ka bërë gjatë një interviste në televizionin publik serb, transmeton Periskopi.
Sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka shkruar një letër të hapur serbëve të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës, duke u bërë thirrje për qetësi, dhe duke i siguruar se Serbia do të ruaj jetën e tyre.
Këto reagime të zyrtarëve të lartë shtetërorë serb, vijnë pas raportimeve të shumta, se situata në veri mund të eksalojë, nëse bëhet ndonjë veprim i një anshëm për themelimin e ASK-së nga pala serbe.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, madje sot ka mbledhur krerët e sigurisë për të analizuar situatën e sigurisë në vend./Periskopi/












