Vuçiq thërret në takim urgjent shefin e BIA-s, ministrin e Policisë dhe kryeministren e shtetit

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka nisur në Beograd. Sipas mediave serbe, në këtë mbledhje do të diskutohet se si të mbrohen interesat e Serbisë dhe serbëve të Kosovës, si dhe situata e përgjithshme e sigurisë, shkruan Periskopi. Në mbledhjet e këtij Këshilli po marrin pjesë […]
Sipas mediave serbe, në këtë mbledhje do të diskutohet se si të mbrohen interesat e Serbisë dhe serbëve të Kosovës, si dhe situata e përgjithshme e sigurisë, shkruan Periskopi.
Në mbledhjet e këtij Këshilli po marrin pjesë shefi i Agjencisë për Inteligjencë (BIA) Bratislav Gashiq, Ministri i Policisë Bebojsha Stefanoviq, Kryeministrja Ana Bërnabiq, si dhe disa anëtarë të tjerë të Këshilit.
Sipas njoftimeve nga kabineti i kryeministrit Vuçiq, një takim mes presidentit dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej, do të nis në ora 11:00.
Kohëve të fundit është tensionuar situata mes Kosovës e Serbisë, për arsyte të ultimatumit që Bashkimi Evropian i ka dhënë Prishtinës për të draftuar statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, bazuar në marrëveshjen e Brukselit.
Mediat kosovare kanë raportuar se serbët e Kosovës po bëhen gati që të shpallin autonomi pikërisht sot, përderisa mediat serbe kanë shkruar se shqiptarët po përgatiten për ta marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit, të cilin tashmë e ka në kontroll KFOR-i që nga mesnata.
Dje, përmes një letre publike, Presidenti Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos provokohen dhe të mos provokojnë, sepse, sipas tij, këtë gjë shqiptarët do ta shfrytëzonin politikisht. /Periskopi/












