Vuçiq tërheq vërejtjen: Ushtrinë e kemi dy herë më të fuqishme, por duam paqe me Kosovën

Presidenti i Seribisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do t’i jepet zgjidhja përfundimtare çështjes së Kosovës, shkruan Periskopi. Ai ka thënë se Serbia do të bëjë maksimumin që nga dialogu me Kosovën të nxjerrë më të mirën, dhe shteti serb të dalë një herë e përgjithmonë nga “konflikti shumë vjeçar me Kosovën”. “Ne […]
Ai ka thënë se Serbia do të bëjë maksimumin që nga dialogu me Kosovën të nxjerrë më të mirën, dhe shteti serb të dalë një herë e përgjithmonë nga “konflikti shumë vjeçar me Kosovën”.
“Ne po luftojmë për të ruajtur paqen për fëmijët tanë”, ka deklaruar presidenti serb në TV Pink, duke thënë se paqja nuk është një dobësi, pasi sipas tij tashmë Serbia ka ushtrinë dy herë më të fortë se gjashtë vjet më parë, raporton Periskopi, marrë nga Danas.
Ai vuri në dukje se tani ka nervozizëm të madh në “faktorët e caktuar perëndimorë” në Prishtinë dhe “me disa në Beograd që priste që Serbia të përjetonte një kolaps të plotë në Kosovë” dhe tani ata reagojnë sepse e panë se kjo nuk ndodhi”.
Ai ka thënë se tashmë vërehët një nervozizëm i madh i faktorit ndërkombëtarë në Prishtinë e Beograd, të cilët prisnin që Serbia të kolapsonte në raport me Kosovën.
“Ata po reagojnë pasi ajo nuk ndodhi”, është shprehur kreu i shtetit serb.
Vuçiç shtoi se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk po pajtohet në gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e problemit të Kosovës. /Periskopi/












