Vuçiq: Ja çfarë pyetje do të bëjmë në referendumin për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në konferencën për media ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së referendumit në Serbi, për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq ka thënë se referendumi nuk do të jetë se ‘a dëshironi t’i bashkohemi BE’së’ dhe ‘meqë ra fjala, edhe për një marrëveshje me Prishtinës, por njerëzit do ta […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në konferencën për media ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së referendumit në Serbi, për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiq ka thënë se referendumi nuk do të jetë se ‘a dëshironi t’i bashkohemi BE’së’ dhe ‘meqë ra fjala, edhe për një marrëveshje me Prishtinës, por njerëzit do ta kenë mundësinë që qartazi të shprehen lidhur me një marrëveshje që mund të arrihet, nëse është e mundur’, shkruan B92, transmeton Periskopi.
“Është e qartë se për diçka që lidhet drejpërdrejt me të ardhmen e Serbisë dhe një mbijetesë për të vazhduar progresin e vendit, nëse nuk e kemi mbështetjen e qytetarëve tonë, unë do të paguaj çmim të madh politik, por njerëzit duhet ta marrin në dorë vendimin final, nëse veç arrijmë te ndonjë zgjidhje’, ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, ai ka thene se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Ai ka thënë se njëra nga pyetjet kyçe është që për shkak të ardhmërisë të Serbisë ta zgjedhim problemin e Kosovës”
Vuçiq tha se Serbia që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit ka thënë gjithçka nga vetja që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
“Shqiptarët, heshturazi, pa ndonjë kundërshtim të qartë kundër BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin e kjo është formimi i Asociacionit”, tha Vuçiq.
Sipas tij Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së.
Ai sërish ka bërë apel tek serbët në Kosovë që të jenë “të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme”./Periskopi/












