Vuçiq: Kurrë s’kam takuar shqiptarët në mënyrë sekrete

Vuçiq: Kurrë s’kam takuar shqiptarët në mënyrë sekrete

“Ne kemi armiq në shumë vende perëndimore, keni parë atë që kemi pasur me britanikët në ditët e fundit. Ne luftojmë të vështirën, në kushte thuajse të pamundura, për të bërë më të mirën për popullin tonë. Ne jemi duke luftuar për Kosovën kundër 19 vende të botës”. Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandar […]

“Ne kemi armiq në shumë vende perëndimore, keni parë atë që kemi pasur me britanikët në ditët e fundit. Ne luftojmë të vështirën, në kushte thuajse të pamundura, për të bërë më të mirën për popullin tonë. Ne jemi duke luftuar për Kosovën kundër 19 vende të botës”.

Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç teksa ka folur sot për të gjitha sfidat në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe situatën në rajon.

Presidenti tha se nuk do donte ndonjë konflikt me shqiptarët, apo ndonjë popull tjetër. Presidenti serb iu është referuar bombardimeve të vitit 1999 duke thënë se nuk është reaguar me kohë.

“Unë jam duke u përpjekur që të shpreh diçka të mirë për popullin serb, sepse në qoftë se ky trend vazhdon, nuk do të ketë më njerëz në Kosovë. Ne jemi duke u përpjekur të ruajmë të shenjtën në Kosovë. Ne jemi duke luftuar për të ruajtur paqen për fëmijët tanë, sepse unë e di se kam punuar shumë për të ruajtur paqen në rajon”, ka shtuar ai.

Ai theksoi po ashtu se arrestimi i Marko Gjuriç në Kosovë ishte një provokim brutal.

Presidenti serb ka folur edhe për kundërshtimet politike nga opozita në Serbi duke thënë se po mban një politikë paqeje dhe stabiliteti që është e rëndësishme për popullin serb.

“Unë do të dal me plan nëse është e mundur të cilin do t’ia përcjell edhe publikut. Nuk do të punoj kundër popullit tim dhe nuk do ta mashtroj”, ka thënë ai.

Ai shtoi gjithashtu se kurrë nuk ka pasur sekrete dhe ka takuar shqiptarët vetëm në prani të zyrtarëve të bashkësive ndërkombëtare.

“Mua më duket se amerikanët për herë të parë kanë treguar dëshirën për një zgjidhje rreth Kosovës, ndryshe nga disa të tjerë që nuk besoj se duan. Pa botën nuk mund ta zgjidhim problemin rreth Kosovës”, ka thënë Vuçiç./Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?