Veseli tash flet ndryshe për Blakajn: E nisi mirë por e la në gjysmë

Veseli tash flet ndryshe për Blakajn: E nisi mirë por e la në gjysmë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se ai i ka dërguar një letër Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me çështjen e listave të fryera të veteranëve. Ai thotë se ishte ftuar për intervistim nga ish-prokurori Elez Blakaj dhe ‘i ishte përgjigjur ftesës’, por thotë se Blakaj e nisi mirë punën por e la në gjysmë. Kujtojmë […]

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se ai i ka dërguar një letër Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me çështjen e listave të fryera të veteranëve.

Ai thotë se ishte ftuar për intervistim nga ish-prokurori Elez Blakaj dhe ‘i ishte përgjigjur ftesës’, por thotë se Blakaj e nisi mirë punën por e la në gjysmë. Kujtojmë se në postimin paraprak lidhur me këtë çështje Veseli kishte kritikuar ashpër Elez Blakajn, shkurt si një prokuror të paguximshëm.

Ja postimi i plotë i Veselit në Facebok:

Të nderuar qytetarë,

Sot i kam dërguar një letër Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është produkt i drejtpërdrejtë i popullit të Kosovës. Vetëm duke e qenë e tillë, ajo arriti ta përmbushë misionin e saj historik: çlirimin përfundimtar të atdheut.

Të jemi të qartë: Liria, që sot e gëzojmë, nuk erdhi vetëm nga pushkët e djemve e vajzave të radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Erdhi edhe nga kontributi i pakursyer i një populli të tërë, nga secili qytetar, që në kohë, vende e me mundësi të ndryshme, u angazhuan për ta bërë realitet ëndrrën e madhe të lirisë.

Ky angazhim gjithë-popullor, në asnjë mënyrë, nuk duhet ngatërruar me çështjen e listave të veteranëve.
Nga liderët politikë dhe institucionalë të vendit, kam qenë i pari që kam tërhequr vëmendjen se në procesin e verifikimit të statusit të veteranëve të UÇK-së janë duke u bërë gabime, lëshime dhe manipulime. Për këtë, dëshmitë janë në dispozicion të secilit. Mjafton të bëhet një kërkim i thjeshtë në internet.

Që nga ajo kohë kam marrë me qindra letra dhe kam takuar dhjetëra ish luftëtarë, të cilët më kanë dëshmuar për manipulimet dhe për padrejtësitë që u janë bërë atyre në procesin e verifikimit. Për këtë, i kam dhënë mbështetje të plotë procesit të hetimeve të këtyre manipulimeve, të cilat, sot, po konfirmohen edhe nga ish komandantët e zonave operative të UÇK-së. Për qëndrimin që kam mbajtur rreth kësaj çështjeje, nga ish prokurori Elez Blakaj jam ftuar të dëshmoj, ftesë së cilës i jam përgjigjur pozitivisht dhe me shumë përgjegjësi.

Prokurori Blakaj e nisi mirë punën e tij, por ajo mbeti në gjysmë. Transparenca e situatës së krijuar rreth tij duhet të bëhet e plotë dhe secili të marrë përgjegjësinë për veprimet dhe mosveprimet e tij. Kushdoqoftë dhe pavarësisht funksionit që ushtron në shtetin e Kosovës.

Hetimet e nisura nga prokurori Blakaj duhet dhe do të vazhdojnë. Duhet të intensifikohen. Transparenca dhe përgjegjësia duhet dhe do të jenë të plota. E them këtë si ish luftëtar i UÇK-së, si lider politik e institucional dhe si taksapagues. Kjo nënkupton tri gjëra: Në listat e veteranëve nuk bën të ketë veteranë të rrejshëm, institucionet e shtetit nuk guxojnë të bëjnë asnjë lëshim sa i përket sundimit të ligjit dhe taksat e qytetarëve të Kosovës nuk guxon askush t’i shpërdorojë.

Dikush, me të drejtë, mund të pyes se si qëndron familja ime në çështjen e listave të veteranëve. Që nga viti 1991, kur kam dalë në ilegalitet, familja ime ka qenë pjesë aktive e angazhimit tim. Më vonë, të gjithë ishin pjesë e luftës, por vetëm njëri prej tyre është bërë veteran. Kam bërë një veprim të padrejtë me familjarët e mi, duke ua mohuar një të drejtë legjitime, vetëm dhe vetëm që të mos ketë keqkuptime dhe për të dhënë një shembull personal. Faktet janë dhe mund të verifikohen lehtësisht prej kujtdo që dëshiron.

UÇK-ja u ngrit për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe historike. Sot, nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë padrejtësi, as në emër të saj dhe as me emrin e saj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?