Veriu s’e shpalli autonominë, KFOR-i pati vetëm ushtrime në afërsi të Ujmanit

Ditën kur parashihej që të dorëzohej draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, hidrocentrali i Ujmanit e ka gdhirë i rrethuar nga forca të KFOR-it. Mirëpo, zyrtarë të KFOR-it të shtunën thanë se prania e KFOR-it afër këtij hidrocentrali ishte si pjesë e një ushtrimi të planifikuar që ky mision ka, raporton KTV. Paralajmërimet […]
Mirëpo, zyrtarë të KFOR-it të shtunën thanë se prania e KFOR-it afër këtij hidrocentrali ishte si pjesë e një ushtrimi të planifikuar që ky mision ka, raporton KTV.
Paralajmërimet e ditëve të fundit për shpallje të njëanshme të autonomisë në veri ka shkaktuar shqetësime të banorëve shqiptarë që jetojnë në veri të Mitrovicës.
Banorët shqiptarë që jetojnë në veri të Mitrovicës, thonë të jenë kundër deklarimeve për korrigjim kufijsh.
E megjithatë, gjendja në Mitrovicë e në veçanti në veri të shtunën ka qenë e qetë.
Pas deklarimeve të ditëve të fundit për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, presidenti i vendit Hashim Thaçi, të shtunën në orët e paradites, përmes një njoftimi për media, ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga provokimet.
Më tutje, në këtë komunikatë thuhet se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e këtij draft-statuti për komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Ndërsa, një ditë më parë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mblodhi Këshillin e sigurisë, ku kërkoi nga të gjitha institucionet që të jenë në gjendje gatishmërie.












