Vulin shumë i nervozuar me vendimin e Londrës në favor të Kosovës

Vulin shumë i nervozuar me vendimin e Londrës në favor të Kosovës

Zyrtarë serbë, edhe pse kanë pasur paranjoftime se Britania e Madhe nuk do ta vërë në rend dite debatin për situatën në Kosovë, e kanë pritur me shumë nervozë këtë hap të saj e i cili paralajmërohet të ndiqet edhe nga vende të tjera anëtare të KS-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton […]

Zyrtarë serbë, edhe pse kanë pasur paranjoftime se Britania e Madhe nuk do ta vërë në rend dite debatin për situatën në Kosovë, e kanë pritur me shumë nervozë këtë hap të saj e i cili paralajmërohet të ndiqet edhe nga vende të tjera anëtare të KS-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Më të zëshmit ndaj këtij vendimi të Londrës, kanë qenë ministrat serbë “kujdestarë” për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq.

“Tash nuk guxohet as të flitet çfarë po ndodh në Kosovë”, ka thënë Vulin pas lajmit se Londra nuk ka lejuar raportim për Kosovën.

Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Britania e Madhe e ka keqpërdorur kryesimin e Këshillit të Sigurimit dhe e ka larguar nga rendi i ditës raportimi e rregullt për situatën në Kosovë.

Vulin ka shtuar se Londra ka bërë përpjekje të mëdha të miratohet rezoluta e cila serbët i bën popull gjenocidal, por nuk ia ka dalë pasi Rusia ka vënë veto.

“Kjo është vazhdimësi e politikës sipas së cilës Serbia është fajtor për çdo të keqe. Tash nuk guxohet as të flitet çfarë ndodh në Kosovë. Madje edhe ajo e vërtetë e vogël po iu pengon dhe atë të vërtetë duhet ndaluar”, citon tv pink të ketë thënë Vulin.

Duke komentuar zhvillimet e djeshme në KS të OKB-së, shefi i diplomacisë serbe ka kërcënuar se “askush nuk guxon ta heqë nga rendi i ditës prej OKB-së Kosovën”.

“Ky është precedent”, ka akuzuar Daçiq duke vazhduar t’i varë shpresat te Rusia e Kina, të cilat, thotë ai, mund ta ndryshojnë këtë qasje të re të Perëndimit ndaj Kosovës.

Për shefin e diplomacisë serbe, ky veprim britanik nuk është i qartë,aq më shumë, pasi, siç tha, Londra po dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë.

Britania e Madhe dje e ka marrë kryesimin e Këshilli të Sigurimit dhe për herë parë ajo s’e ka futur si temë raportin e sekretarit përgjithshëm të OKB-s Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Medie serbe dje madje patën publikuar edhe pjesë “të zeza” nga ky raport me qëllim që të jepet pasqyrë sa më e keqe e gjendjes në vendin tonë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?