Ushtarët amerikanë te Liqeni i Ujmanit u përgjigjen medieve serbe: Kjo është ajo që po bëjmë këtu

Për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit nga forcat e KFOR-it kanë raportuar edhe mediat serbe. Disa automjete “Jeep” me ushtarë të armatosur amerikanë janë duke qëndruar në hyrje të Liqenit, ka raportuar Tanjug. Megjithatë, sipas Tanjug, ushtarët e KFOR-it kanë thënë se kjo nuk është bllokadë, por vetëm stërvitje ushtarake si pjesë e […]
Disa automjete “Jeep” me ushtarë të armatosur amerikanë janë duke qëndruar në hyrje të Liqenit, ka raportuar Tanjug.
Megjithatë, sipas Tanjug, ushtarët e KFOR-it kanë thënë se kjo nuk është bllokadë, por vetëm stërvitje ushtarake si pjesë e një itinerari të rregullt.
Megjithatë, ushtarët e KFOR-it nuk janë duke e lënë askënd që të hyjë brenda territorit të liqenit.
LEXO EDHE: KFOR-i mori kontrollin e Ujmanit që nga mesnata (Video)
Sipas televizonit publik serb RTS, te rruga kryesore në hyrje të liqenit është duke u ngritur një bllokadë dhe aty po qëndrojnë rreth 20 ushtarë.
Ushtarët e KFOR-it, i kanë thënë RTS-së se ata vetëm po stërviten dhe se aktiviteti i tyre nuk është në mënyrë strikte i lidhur me zhvillimet e fundit.
Ata nuk kanë treguar se sa gjatë do të qëndrojnë para liqenit.
Hidrocentrali i Gazivodës është një prej burimeve më të mëdha të energjisë elektrike për veriun. Sipas disa vlerësimeve, liqeni ka një kapacitet prodhues prej dhjetëra milionë eurosh për secilin vit. /Periskopi/












