Ultimatumi i deputetëve turq: Dalim nga koalicioni nëse Gjergj Dedaj nuk shkarkohet deri në ora 16:00

Ultimatumi i deputetëve turq: Dalim nga koalicioni nëse Gjergj Dedaj nuk shkarkohet deri në ora 16:00

Deputetë të Grupit parlamentar 6+ pas një takimi që e kanë mbajtur sot kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sot deri në orën 16:00 të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj. Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, ka thënë se janë takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me […]

Deputetë të Grupit parlamentar 6+ pas një takimi që e kanë mbajtur sot kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sot deri në orën 16:00 të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.

Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, ka thënë se janë takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me një këshilltar të presidentit Thaçi dhe aty e kanë bërë të ditur këtë qëndrim.

“Qëndrimet tona janë të qarta. Presim qe deri sot në ora 4 të shkarkohet Dedaj nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm.  Ne ende nuk e kemi marr asnjë vendim zyrtar që e ka marr kryeministri. Po presim vendimin. Ju kemi thënë që vendimin do ta presim deri në ora 4”, ka thënë deputeti.

Pjesëmarrjen në këtë takim për kallxo.com e ka konfirmuar edhe Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Zyrtarët qeveritarë nuk kanë dhënë përgjigje për këtë çështje.

Kërkesa  e komunitetit turk në Kosovë për shkarkimin e zëvendësministrit vjen pas deklaratës së Dedajt i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

Ndërsa Qeveria e Kosovës është distancuar nga deklarata e zëvendësministrit Dedaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdo qoftë tjetër”, ka thënë ditë më parë kryeministri Haradinaj.

Ndaj Dedajt Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar një kallëzim penal të bërë nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?