Tmerri që po përjeton familja nga Kosova në Francë, qe 50 ditë në pritje për t’u dëbuar

Tmerri që po përjeton familja nga Kosova në Francë, qe 50 ditë në pritje për t’u dëbuar

Çifti bashkëshortor nga Kosova dhe tre fëmijët e tyre janë duke pritur për 50 ditë me radhë për tu marrë në një shtëpi në Angirey. Një situatë që thyen zemrat e një fshati të tërë dhe shumë më gjerë Pashke dhe Gustin janë ulur në kanape me tre vajzat e tyre, Denisa 8, Daniella 6 […]

Pashke dhe Gustin janë ulur në kanape me tre vajzat e tyre, Denisa 8, Daniella 6 dhe Valentina 3-vjeçare. Në një kënd të dhomës janë vendosur disa valixhe që janë duke pritur për 45 ditë me radhë. “Na u tha që ata mund të vinin në çdo kohë për të na kthyer në Kosovë”, thotë Pashke. “Po presim. E pamundur për të lëvizur, fëmijët duhet të qëndrojnë rregullisht me ne. Nuk mund të bëjmë asgjë. Dhe duhet të shkojmë për çdo ditë në xhandarmëri në Gray, 34 kilometra “.

Gjendja e familjes shqiptare Pervorfi, ka prekur shumë banorë të fshatit. Bruno Passard, personi i cili për herë të parë iu doli në ndihmë, rregullisht i shoqëron ata që nga ardhja e tyre në fshat. Ata thonë se janë kërcënuar në vendin e tyre për arsye fetare dhe politike. Familja është e krishterë dhe një pakicë shumë e vogël në Kosovë. Ata kishin zënka  me një fqinj “i cili ishte pjesë e mafias. Nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të shkonim për hir të dy vajzave tona. E treta ka lindur në Francë”.

Ata arritën në Besançon, jetonin në Bethoncourt, pastaj Saint-Loup-sur-Semouse dhe më në fund Angirey ku i tërë fshati i pranoi me dashuri, shkruan “L`est Republicain”, njofton Albinfo.ch.

Tre vajzat janë të regjistruara në shkollën në Gy. Gustini jo vetëm që e ka fituar lejen e punës, por edhe një kontratë të përhershme në një kompani të Arc-lès-Gray. Pashke pastron tek tre familje në Angirey. Ajo është gjithashtu një vullnetare në “Secours Catholique”. Çifti flet rrjedhshëm gjuhën frënge.

“Dhe pastaj një ditë shkova në `Pôle Emploi` ku më këshilluan të bëja një trajnim. Në dokumente e mia shkruante se më ndalohej të punoja. Gustin gjithashtu është dashur të ndalojë, edhe pse kishte një kontratë të përhershme. Dhe që nga muaji qershor ne po presim”.

“Për ne, është e pakuptueshme”, shton Bruno Passard. “Ata janë njerëz shumë të integruar, të cilët kanë bërë lidhje shumë të forta kudo që janë paraqitur, por edhe këtu gjithashtu. Fëmijët janë të bukur dhe ata mësojnë shumë mirë në shkollë. Padrejtësia që iu është bërë atyre, vështirë se është e durueshme. Dhe pastaj kompania është mbështetur në Gustin dhe aftësitë e tij mekanike. Ne shpesh po dëgjojmë liderët e biznesit të cilët thonë se nuk mund të gjejnë një forcë pune. Më e keqja është se familja nuk do ta shkelë ligjin. Ata kanë përgatitur valixhet e tyre dhe janë duke pritur tashmë 50 ditë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?