Thaçi për Sali Berishën: S’na duhen këshillat e atij që arrestoi Adem Jasharin

Një përgjigje e ashpër e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka pasuar kundër liderit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, pasi që ky i fundit tha se Thaçi nuk duhet të bëj tregti me Serbinë për tokat e Kosovës. Me këtë rast, Thaçi ka ngritur akuza të rënda ndaj Berishës, duke thënë se ai […]
Me këtë rast, Thaçi ka ngritur akuza të rënda ndaj Berishës, duke thënë se ai është strehues i Bin Ladenit dhe Arkanit, e po ashtu edhe njeriu që ka arrestuar komandantin Adem Jashari, e të tjerë komandantë si Fehmi e Xhevë Lladrovci e Zahir Pajaziti, shkruan Periskopi.
“Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, ka shkruar Thaçi. /Periskopi/












