Thaçi: Kam një kauzë – korrigjimin e kufijve, dikush ndoshta nuk guxon të më bashkohet

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai e ka kauzë të tij korrigjimin e kufijve. Ai ka thënë se dikush ndoshta nuk guxon t’i bashkohet në këtë kauzë, por ka thënë se ata që nuk kanë guximin ta bëjnë këtë, të mos i shprehin qëndrimet e tyre hutuese në opinion. “Nuk jam i interesuar që […]
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai e ka kauzë të tij korrigjimin e kufijve. Ai ka thënë se dikush ndoshta nuk guxon t’i bashkohet në këtë kauzë, por ka thënë se ata që nuk kanë guximin ta bëjnë këtë, të mos i shprehin qëndrimet e tyre hutuese në opinion.
“Nuk jam i interesuar që këtë process ta ndalë për shkak të tekave të dikujt, individuale apo grupore politike Ata që nuk kane guxim të dialogojnë, të mos hutojnë opinionin me qëndrimet e tyre të paqëndrueshme që prezantojnë. Fillimet e procesve historike të shqiptarëve, gjithmonë kanë qenë të vështira, ndonjëherë dikujt i dukej si ëndërr, krejt e parealizushme që nuk mund të shndërrohej kurrë në realitet, por realiteti ka treguar krejt dicka tjetër Jam i sigurt se në këtë process do na bashkangjiten të gjithë ata që hapur më kritikojnë mua dhe kauzën time për korrigjimin e kufirit. Nuk dua të tingëlloj aspak pessimist, por më duhet të theksoj për hir të opinionit politik se në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike unë nuk do të jem i turpëruar”, ka thënë Thaçi shkruan Periskopi.












