Teodosije ka dy fjalë për serbët, pas raportimeve për tensionim të situatës

Teodosije ka dy fjalë për serbët, pas raportimeve për tensionim të situatës

Peshkopi i Rashkës në Prizren, Teodosije ka dërguar një apel publik, me rastin e informatave shqetësuese rreth incidenteve të mundshme, gjatë së dielës në veriun e Mitrovicës. Ai ka thënë se kjo gjë mund të shkaktojë vuajtje tek qytetarët, të cilët sipas tij nuk janë fajtorë për këto ndodhi. Peshkopi Teodosije ka dërguar apel tek […]

Ai ka thënë se kjo gjë mund të shkaktojë vuajtje tek qytetarët, të cilët sipas tij nuk janë fajtorë për këto ndodhi.

Peshkopi Teodosije ka dërguar apel tek liderët në Beogradë dhe Prishtinë, por edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë me rastin e informatave mbi incidentet e mundshme në veri të Kosovës të cilat sipas tij do të kishin kontribuuar ndarjes së Kosovës dhe kishin sjellë vuajtje të njerëzve të pafajshëm.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u është drejtuar serbëve të Kosovës nëpërmjet një letre që të mos ndërmarrin asgjë nesër kur skadon afati hartimin e statutit të Asociacionit, pasi shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do të ndërmerrnin aksione kundër tyre.

Sipas një skenari të shpalosur nga eksponentë të Kishës Ortodokse në Kosovë, serbët po planifikonin të shpallnin autonominë e tyre të dielën më 5 gusht.

Prifti Sava Janjiq i cili ka folur publikisht për këtë ka thënë se ka pasur informacione se situata në Veri do të eskalonte.

Vuçiq në letrën e tij thotë se përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe objektet religjioze e as përndjekjen e tyre.

Shefi i shtetit serb ka thënë po ashtu se “as kësaj here Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacionin e komunave serbe”.

Ai ka lutur qytetarët serbë që të mos ndërmarrin asgjë, ngase sipas tij, këtë do të mund ta shfrytëzonin shqiptarët ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare si pretekst për të ndërmarrë çfarëdo aksioni ndaj tyre.

Presidenti serb ka thënë se ruajtja e paqes në Kosovë është detyrë parësore e NATO-s prej të cilës pret dhe kërkon që “ta ruajnë paqen në atë mënyrë që të pengojnë çfarëdo tentimi eventual të kujtdo dhe me çfarëdo preteksti që ta marrin dhe ta grabisin hidro-elektranën ‘Gazivoda’ (Ujman) dhe trafo-stacionin ‘Vallaç’ ose cilindo objekt kyç infrastrukturor prej të cilit varet mbijetesa e serbëve”.

Vuçiq është shprehur po ashtu se për hir të paqes e stabilitetit do të angazhohet për zgjidhje paqësore dhe kompromisi të marrëdhënieve në Kosovë dhe nuk do të ndalet derisa serbëve të mos u sigurohen të drejta më shumë sesa që kanë sot.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?