Takohen Delawie e Thaçi

Në mëngjesin e sotëm, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. E nga Presidenca thonë se ky takim është i zakonshëm, pasi Presidenti që prej kohës kur ishte kryeministër i vendit, kishte takime të tilla me ambasadorë të SHBA-ve në Kosovë, e kjo traditë vazhdon edhe tani që […]
E nga Presidenca thonë se ky takim është i zakonshëm, pasi Presidenti që prej kohës kur ishte kryeministër i vendit, kishte takime të tilla me ambasadorë të SHBA-ve në Kosovë, e kjo traditë vazhdon edhe tani që është President.
Zakonisht, këto takime bëhen ditën e mërkurë, ku Thaçi dhe Delawie, diskutojnë për zhvillimet në vend.












