Sulmi në Venezuelë, video e shpërthimit të dronit me eksploziv në mes të ajrit

Një video është shfaqur në rrjetet sociale ku pretendohet se është momenti i saktë kur një dron i mbushur me eksploziv shpërtheu gjatë fjalimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Droni, që mendohet se është tentativë vrasje për Maduro, shpëthen në copa në Karakas pasi duket se u qëllua nga ushtria. Video është postuar të […]
Droni, që mendohet se është tentativë vrasje për Maduro, shpëthen në copa në Karakas pasi duket se u qëllua nga ushtria.
Video është postuar të dielën nga Cesar Guardiola, i cili raportohet se është këshilltar i sigurisë dhe ushtarak në pension.
Nuk është e qartë nëse ai e filmoi videon vetë.
Maduro mund të dëgjohet duke dhënë fjalimin e tij në sfond ndërsa kamera fokusohet në një dron që fluturon në qiell. Droni më pas shpërthen dhe dëgjohet një zhurmë e madhe.
Dron mas explosión @RPolicial pic.twitter.com/kCw4NzM0Ar
— CESAR GUARDIOLA (@CESGUAR) August 5, 2018












