Si i urdhëroi Martiqi serbët të largoheshin nga Krajina

Si i urdhëroi Martiqi serbët të largoheshin nga Krajina

Kur filloi operacioni Stuhia më 4 gusht 1995, serbët nisën të largoheshin me makina, traktorë shtigjeve për në Banja Luka dhe Serbi. Edhe sot, ka mosmarrëveshje rreth largimit të serbëve nga Krajina. Disa historianë kroatë pretendojnë se shumica e serbëve të Krajinës kanë vendosur prej kohësh që nëse Krajina bie, të thuhet se ka pasur […]

Edhe sot, ka mosmarrëveshje rreth largimit të serbëve nga Krajina. Disa historianë kroatë pretendojnë se shumica e serbëve të Krajinës kanë vendosur prej kohësh që nëse Krajina bie, të thuhet se ka pasur dëbime, transmetojnë mediat kroate.

Megjithatë, ka pasur një presion të vazhdueshëm mbi popullsinë serbe në Krajinë nën udhëheqjen e famëkeqit Mile Martiq, ish-presidenti i të ashtuquajturës Republika e Krajinës Serbe.

Autoriteti i Martiqit përhapte vazhdimisht dezinformata në mesin e popullatës dhe i frikësoi ata me një retorikë të heshtur, dhe i mbajti vazhdimisht në histeri dhe të gjitha kulmuan me vendimin që erdhi personalisht nga ai – të fillonte me evakuimin e planifikuar të një popullate të plotë që nuk përfshihej në luftimet nga komunat e Kninit, Benkovac, Drnis dhe Gracac.

Vendimi u mor me 4 gusht në orën 16.45 dhe publiku në Krajinë u njoftua të njëjtën ditë në orën 20:00. Kjo është përmbajtja e vendimit:

“Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Republikës Serbe të Krajinës, në seancën e sotme, vendosi të organizojë një evakuim të popullatës civile të Dalmacisë së Veriut dhe pjesës jugore të Likës për arsye parandaluese dhe të sigurisë. Në organizimin e evakuimit dhe shoqërimit të popullatës, pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara do të marrin pjesë në mënyrë aktive, së bashku me Mbrojtjen Civile të RSK-së.

Për këtë veprim, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes vendosi të mbronte popullatën civile nga sulmet e mundshme të mëtejshme nga artileria kroate dhe se luftëtarët serbë që mbanin linjat e mbrojtjes do të lehtësoheshin nga shqetësimi për familjet e tyre (…) Këshilli i Lartë i Mbrojtjes apelon për qytetarët e Krajinës, në zonën nga e cila është organizuar evakuimi i popullatës, që të mos marrin veprime me vetiniciativë dhe të mos bien nën propagandën kroate. Për të gjithë informacionin, qytetarët mund të kontaktojnë Trustet Civile lokale. Edhe njëherë theksohet se anëtarët e UNPROFOR marrin pjesë aktivisht në organizimin e evakuimit. ”

Para se të ndodhte operacioni Stuhia, me të cilën iu dha fund okupimit kroat nga ana e Serbisë, presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se asnjëherë Krajina Serbe dhe Glina nuk do të jenë kroate.

“Asnjëherë Bania nuk do të kthehet nën Kroaci. Askush nuk e di as në këtë sallë se për çfarë shteti angazhohet Sllobodan Millosheviqi. A do të jetë Pashallëku i Beogradit apo ndonjë AVNOJ, çfarë lloj shtetesh do të jetë? Nëse radikalët serbë fitojnë dhe mposhtin presidentin e Serbisë, ju e dini që do të jetoni në Serbinë e Madhe, një shtet unik serb dhe nuk do të ketë shmangie”, kishte thënë atëbotë Vuçiq në Glinë si një bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit serb Voisllav Sheshel.

Vuçiq më vonë mohoi se kishte qenë ndonjëherë në Glina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?