Shkëmbimi i territoreve nuk sjell normalizim

Shkëmbimi i territoreve nuk sjell normalizim

Politikanët serbë në Kosovë e konsiderojnë të rrezikshme idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve me Serbinë, si zgjidhje e cila do të sillte normalizim në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan sot Koha Ditore. Nenad Rashiq, që udhëheq me Partinë Progresive Demokratike dhe ka përvojë të gjatë në institucionet e Kosovës, ka thënë se ndryshimi […]

Politikanët serbë në Kosovë e konsiderojnë të rrezikshme idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve me Serbinë, si zgjidhje e cila do të sillte normalizim në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan sot Koha Ditore.

Nenad Rashiq, që udhëheq me Partinë Progresive Demokratike dhe ka përvojë të gjatë në institucionet e Kosovës, ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk do të mundë të kalonte pa përshkallëzim të situatës. Sipas tij, shtyrja dhe promovimi i ideve të tilla përbëjnë kërcënim edhe për sigurinë në Ballkan.

“Çfarëdo forme e ndarjes është ideja më e keqe që mund të ndodhë aktualisht. Shkëmbimi i territoreve paraqet rrezik real për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon. Asnjëherë nuk janë ndryshuar kufijtë, të themi, pa pasur tensione dhe konflikte”, ka thënë për gazetën ish-ministri dhe deputeti, Rashiq. Nëse palët hyjnë në diskutime të tilla, ai parashikon probleme për bashkëkombësit e tij që jetojnë në jug të lumit Ibër.

“Nëse bëhet ndonjë ndarje sipas planeve që i kanë ata (politikanët në Kosovë dhe Serbi v.j.), kjo do të ndikonte direkt në jetën e qytetarëve serbë në jug të Mitrovicës. Pra këto janë ide të rrezikshme nga shumë aspekte”, ka shtuar Rashiq.

Por ish-eprori i Rashiqit në Qeverinë Thaçi 1, tani president vazhdon, ta promovojë idenë e shkëmbimit të territorit. Hashim Thaçi nuk ka thirrur konferencë për media të martën, por është deklaruar përmes rrjeteve sociale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?