SHBA u vë sanksione dy ministrave turq

SHBA u vë sanksione dy ministrave turq

Shtetet e Bashkuara vunë sanksione kundër dy ministrave turq, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori. Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar qysh në vitin 2016, nën akuzat për terrorizëm. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, […]

Shtetet e Bashkuara vunë sanksione kundër dy ministrave turq, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori.

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar qysh në vitin 2016, nën akuzat për terrorizëm.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, të cilin ai e ka cilësuar si “njeri të pafajshëm”.

Sanksionet goditën ministrin turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu, të cilin Shtëpia e Bardhë e akuzoi për “rol udhëheqës” në arrestimin e Brunsonit dhe për “abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Turqi”.

Sanksionet ngrijnë çdo pronë në SHBA që i përket Gulit dhe Soylut dhe i ndalojnë individët amerikanë të bëjnë biznes me ta.

Gul shkroi në Twitter se “nuk ka asnjë qindarkë as në SHBA, as në ndonjë vend tjetër jashtë Turqisë”.

Ministria e Jashtme e Turqisë e akuzoi Uashingtonin për “ndërhyrje pa respekt në sistemin e drejtësisë” dhe tha se “do të hakmerret pa vonesa”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka sugjeruar se Brunson mund të shkëmbehet me Fethullah Gulenin, një klerik fetar që jeton në mërgim në SHBA.

Ankaraja e fajëson Gulenin për orkestrimin e një përpjekjeje për puç në Turqi në korrik të vitit 2016.

Uashingtoni thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për të ekstraduar Gulenin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?