Serbia përforcon ushtrinë, Vuçiq: Jemi të gatshëm për gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka folur sot pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë shtetërore, ka thënë se Serbia është e gatshme për çfarëdo sfide. Këto deklarata të Vuçiq vijnë pas disa paralajmërimeve për tensionim të situatës në veri të Mitrovicës, pas disa deklarimeve se serbët do ta themelojnë një anshëm ‘Zajednicën’, nëse […]
Këto deklarata të Vuçiq vijnë pas disa paralajmërimeve për tensionim të situatës në veri të Mitrovicës, pas disa deklarimeve se serbët do ta themelojnë një anshëm ‘Zajednicën’, nëse nuk e themelon Kosova sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, raporton Periskopi, marrë nga Danas.
“ Ne kemi marrë disa masa të rëndëshishme dhe disa propozime për forcat e sigurisë dhe përforcimin e fuqisë ushtarake, që të jemi gati për të gjtiha sfidat e të ardhmes “, ka thënë Vuçiq.
Ai gjithashtu ka përsëritur mesazhin e tij, se nuk do të ketë ndonjë sulm në drejtim të serbëve në veri të Mitrovicës.
“Ne do të jetë më mirë i përgatitur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë presidenti serb pas takimit të sotëm që ka pasur me patriarkun Irinej.
Ndryshe mediat serbe përgjatë këtyre ditëve kanë propaganduar se do të ketë trazira në veriun e Kosovës.
E pas situatës së krijuar dje ka reaguar edhe BE-ja e cila ka thënë se nuk guxon të ndodh asnjë incident i cili do të rrezikonte gjithçka çfarë është arritur gjatë bisedimeve në Bruksel.
Pas reagimit të BE-së, ka qenë shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë që ka folur , duke zbutur tonet.
“Nuk do të ndërmerret asnjë hap i një anshëm për themelimin e ASK-së”, ka deklaruar Gjuriq.
Ndërkohë reagimeve u është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delaëie i cili ka thënë se pas qëndrimit të BE-së, vikendi në Kosovë do të jetë i qetë./Periskopi/












