Sëmundja e rrallë, brenda natës 11-vjeçari u shndërrua në një plak 70 vjeç

Një sëmundje shumë e rrallë e ka bërë një 11-vjeçar që të duket si plak, brenda një natë të vetme, duke e bërë shënjestër të ngacmimeve nga bashkëmoshatarët. Ai është quajtur “alien” e “i çuditshëm”, ka thënë nëna e tij. Shaun Tebbutt nga Bedfordshire, Britani e Madhe, ishte diagnostikuar më Lipodistrofi pas ditëlindjes së tretë, […]
Ai është quajtur “alien” e “i çuditshëm”, ka thënë nëna e tij.
Shaun Tebbutt nga Bedfordshire, Britani e Madhe, ishte diagnostikuar më Lipodistrofi pas ditëlindjes së tretë, sëmundje e cila pengon trupin që të krijoj, të ruaj dhe të funksionalizoj yndyrën në organizëm, shkruan Periskopi.
Përkundër se 11-vjeçari ka apetit normal, gjendja në të cilën është e ka lënë atë me mollëza të thata, duke e bërë të duket shumë më i vjetër se mosha reale që ka.
“Ishte sikur të mbyllja sytë dhe djali im të shndërrohej në një të moshuar brenda një nate”, ka thënë nëna e tij Joane për “The Mirror”.
“Krejt papritur ai dukej sikur një 70-vjeçar”, ka theksuar ajo.


















