Rusia paralajmëron ‘konflikt të tmerrshëm’ nëse NATO bën këtë veprim

Hyrja e Gjeorgjisë në NATO do të mund të shkaktonte ‘konflikt të tmerrshëm’. Kështu ka paralajmëruar kryeministri rus, Dmitry Medvedev, transmeton Periskopi. Në një intervistë për radion ruse Komersant, ai ka rikujtuar konfliktin e armatosur mes Gjergjisë dhe Osetisë Jugore në vitin 2008, për të cilin ka thënë se do të mund të parandalohej. Sekretari […]
Hyrja e Gjeorgjisë në NATO do të mund të shkaktonte ‘konflikt të tmerrshëm’. Kështu ka paralajmëruar kryeministri rus, Dmitry Medvedev, transmeton Periskopi.
Në një intervistë për radion ruse Komersant, ai ka rikujtuar konfliktin e armatosur mes Gjergjisë dhe Osetisë Jugore në vitin 2008, për të cilin ka thënë se do të mund të parandalohej.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg në një samit të Aleancës në Bruksel ka thënë se NATO mund ta aprovojë hyrjen e Gjerogjisë në Aleancë por nuk ka specifikuar një datë për këtë.
Për këtë, mjaft serioz ka qenë edhe paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin.
Ai ka thënë se Moska po monitoron ‘ekspansionin që po bën NATO, përfshirë edhe hyrjen e Gjerogjisë në Aleancë’./Periskopi/












