Rezoluta e “pashpresë” e opozitës për dialogun

Rezoluta e “pashpresë” e opozitës për dialogun

Rezoluta për dialogun me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate, nuk kishte marrë një epilog në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Opozita, nuk ishte dhe vazhdon të mos jetë unike në qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rezolutë, por emëruesi i përbashkët ishte kërkesa që Kuvendi ta mandatojë një ekip përfaqësues në […]

Opozita, nuk ishte dhe vazhdon të mos jetë unike në qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rezolutë, por emëruesi i përbashkët ishte kërkesa që Kuvendi ta mandatojë një ekip përfaqësues në bisedimet me Serbinë, duke ia mohuar rolin prijës në këtë proces presidentit Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, ky vullnet politik që shprehej përmes kësaj rezolute nuk është finalizuar me votim.

Propozuesit e kësaj rezolute, thonë se ajo është në Kuvend dhe duhet të procedohet për harmonizim dhe votim.

Dardan Sejdiu, shef i Grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, tha për REL se rezoluta është e vetmja rrugë përpara në mënyrë që i gjithë procesi i dialogut të jetë në ‘binarët’ e legjitimitetit politik.

“Besoj se në mbledhjen e parë të Kuvendit, e që besoj se do të duhej të ishte e shpejt të votohet kjo rezolutë dhe kështu të vendosim dialogun në binar. Besoj se çdo politikan dhe parti politike racionale e ka të qartë që me një opozitë e cila i ka 58 vota mund të vendoset gjithë dialogu në binar të kontrollit të Kuvendit. Çdo ikje nga vendosja e dialogut nën kontroll të Kuvendit është veç se si të themi alibi për të mirëmbajtur ketë lloj dialogu”.

“Pra, edhe partitë në pushtet edhe partitë opozitar të cilat nuk votojnë këtë rezolutë në fakt duan që të mirëmbajnë këtë lloj dialogu. Asgjë më shumë. E ky dialog nuk ka as legjitimitet, por edhe ka nxjerrë jashtëzakonisht rezultate jashtëzakonisht të dëmshme për vendin”, tha Sejdiu.

Ai tha se Partia Socialdemokrate, ka ftuar të gjithë deputetët e partive politike, që të takohen dhe të ulen në një tryezë për harmonizimin e rezolutës dhe siç thotë ai të arrihet një konsensus që dialogu të kthehet në Kuvend.

Kurse, deputeti Xhelal Sfeçla nga Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se proceset e dëmshme të cilat po i bëhen Kosovës nuk mund të ndalen me rezoluta. Siç thotë Sfeçla, të gjithë e njohin Hashim Thaçin e sipas tij ai me rezoluta nuk mund të ndalet.

“Ne e dimë që Kuvendi i Kosovës ka një praktikë të nxjerrjes së rezolutave. Ekzekutivi ka një praktikë të shkeljes së atyre rezolutave, kështu që nuk e di se sa këto procese të dëmshme mund të ndalen me rezoluta. Kuvend nuk ka më deri më 15 shtator. Ne mund të bëjmë lojë fjalësh sa të doni”, tha Sfeçla.

“Derisa ishte Kuvendi ata [PSD] koketonin me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, duke kaluar ligje e duke thyer bllokadën e dy subjekteve opozitare. Tash Thaçi, Veseli, e Haradinaj nuk kanë nevojë më për Kuvend dhe nuk e mbledhin Kuvendin. Tash kanë mbetur të gjitha mënyrat demokratike për ta ndalur Hashimin. Nuk ka mbetur rrugë tjetër ose ta presim 15 shtatorin kur fillon punën Kuvendi”, tha Sfeçla.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, deputetët thonë se nuk do të përkrahin rezolutën e Partisë Socialdemokrate.

Naser Rugova, deputet i LDK-së, tha për REL, një rezolutë si ajo e PSD-se do të duhej të vinte nga institucionet kompetente, konkretisht Qeveria e Kosovës.

“Ideja e PSD-së është e vonuar dhe nuk do të sjell zgjidhje konkrete pragmatike dhe frymë konsensuale që të ecim tutje. Prandaj ne vlerësojmë se [duhet të ketë] zgjedhje, legjitimitet politik nga qytetarët pastaj hapa të tjerë në ndërtimin e konsensusit dhe sic është në fuqi rezoluta e gushtit 2012 që me procesin e dialogut duhet të udhëheq kryeministri i ri i vendit”, tha Rugova.

Ndryshe, me versionet e rezolutave të paraqitura nga opozita në lidhje me dialogun me Serbinë nuk pajtohen partitë në pushtet, sidomos, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ato i kanë dhënë mbështetje presidentit Thaçit në rolin prijës në dialog dhe kanë ftuar opozitën që të bashkohet në procesin final të bisedimeve me Serbinë, përmes krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës dhe hartimit të një platforme të përbashkët, si qëndrim zyrtar i Kosovës karshi bisedimeve me Serbinë.

Propozimet e opozitës për dialogun kanë dallime, por e përbashkëta e tyre është që dialogun nuk mund ta udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?