Referendumi në Maqedoni, prej nesër nis kontrolli i listës zgjedhore

Referendumi në Maqedoni, prej nesër nis kontrolli i listës zgjedhore

Prej nesër (9 gusht) fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00. KSHZ-ja ju bëri thirrje qytetarëve t’i kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore, dhe nëse mendojnë se nevojitet, të kërkojnë ndryshim, plotësim apo […]

Prej nesër (9 gusht) fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00. KSHZ-ja ju bëri thirrje qytetarëve t’i kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore, dhe nëse mendojnë se nevojitet, të kërkojnë ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në to. Kontrollin e të dhënave mund ta kryejnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, transmeton MIA.

Kërkesat për ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në listën zgjedhore, qytetarët i dorëzojnë në zyrat rajonale dhe zyrat e Komisionit shtetëror zgjedhor, ndërsa shtetasit e RM-së të cilët janë në punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit, kërkesat i dorëzojnë në mënyrë elektronike deri te KSHZ-ja.

Nga dita e fillimit të kontrollit deri në fund shtetasit e RM-së të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit, mund të dorëzojnë fletëparaqitje, të nënshkruar me dorë deri tek Përfaqësia Diplomatike-Konsullore (PDK) apo në mënyrë elektronike nëpërmjet ueb aplikacionit të KSHZ-së.

Fletëparaqitjet PDK-të, gjegjësisht zyrat konsullore në afat prej dy ditësh pas mbarimit të kontrollit duhet t’i dorëzojnë në formë elektronike deri te MPJ, ndërsa MPJ, më së voni deri më 27 gusht duhet ta informojë KSHZ-në. Ndryshe, diaspora për çështjen e referendumit do të prononcohet më 29 shtator.

KSHZ-ja për kërkesat dhe fletëparaqitjet e qytetarëve është e obliguar të vendos me vendim në afat prej 48 orëve nga dita e pranimit të kërkesave. Nëse sillet vendim me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit mund të ngritë padi në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme në afat prej 24 orëve pas pranimit të padisë dhe vendimit menjëherë ia dorëzon vendimin paditësit në formë elektronike.

Lista zgjedhore e cila mund të shqyrtohet publikisht është me të dhënat e qytetarëve të cilët më së voni deri më 30 shtator të vitit 2018 kanë hyrë në moshën madhore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?