Rasti “Stenta”: Agani mohon se favorizoi privatët

Rasti “Stenta”: Agani mohon se favorizoi privatët

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor i rastit “Stenta”, në të cilin proces lidhur me akuza për korrupsion janë duke u gjykuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Gani Shabani. Në shqyrtimin e së hënës është bërë administrimi i provave të propozuar me aktakuzën e prokurorisë […]

Në shqyrtimin e së hënës është bërë administrimi i provave të propozuar me aktakuzën e prokurorisë dhe po ashtu u dhanë edhe disa propozime për prova të reja nga ana e mbrojtjes, në rastin ku Agani dhe Shabani po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në mesin e provave të propozuara nga mbrojtja, i akuzuari Ferid Agani propozoi që si prova të merren tri memorandume të bashkëpunimit, siç tha ai, për zhvillimin e shërbimeve publike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë.

Agani si provë propozoi një memorandum të bashkëpunimit me qeverinë italiane, për projektin “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë, me fokus te shërbimeve të kirurgjisë invanzive dhe kardiokirurgjisë”, po ashtu edhe një memorandum për sigurimin e kredisë së butë nga qeveria austriake në vlerë prej 4.250.000 euro për blerjen e aparaturës së nevojshme për këto dy shërbime dhe një memorandum me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës për ofrimin e shërbimeve 24 orësh për shërbimet e kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë.

“Këto i propozoj për të rrëzua pretendimin e prokurorisë se gjatë mandatit tim kam qenë i fokusuar vetëm në sigurimin e benefiteve financiare për dy spitale private (EDA dhe IMH) e jo për zhvillimin e shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive sepse kam qenë i angazhuar që nga ditët e para të mandatit për zhvillimin e shërbimeve publike të kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, madje për këtë qëllim e kam ngrit një organ të veçantë profesional, bordin shtetëror për zhvillimin e shërbimeve të sipërpërmendura”, tha Agani.

Ndryshe, mbrojtësi i tij, avokati Adem Vokshi tha se si prova të reja në këtë gjykim të merren edhe shtatë marrëveshje për ofrimin e shërbimeve jashtë spitaleve publike, përveç dy marrëveshjeve me spitalet private për të cilat prokuroria i ka ofruar si provë.

Vokshi propozoi gjithashtu që si provë të merret edhe raporti i auditimit për vitet 2014, 2015 dhe 2016, pasi sipas tij, auditori e këshillon MSh-në për lidhjen e marrëveshjeve për shërimin e pacientëve jashtë institucioneve publike.

Mbrojtësi i të akuzuarit Gani Shabani, avokati Nikë Shala i propozoi gjykatës që të ftohen disa dëshmitarë të rinj për të dëshmuar, duke propozuar që si dëshmitar të ftohet, Njazi Gashi, ish-drejtor i QKUK-së, me arsyetim se a ka qenë person kyç dhe përgjegjës për shërbimin e barnave dhe materialeve shpenzuese në QKUK.

Shala po ashtu propozoi që si dëshmitar të ftohet Isa Latifaj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Auditimit në MSH, e po ashtu edhe Ismet Hyseni, në cilësi të drejtorit të Departamentit të Prokurimit, në MSH. Avokati Shala, propozoi gjithashtu që si ekspert gjykata ta ftojë Besim Mulaj, në cilësi të ekspertit të prokurimit në mënyrë që ta bëj dallimin në mes shpenzimeve të parasë publike dhe subvencioneve.

Shala propozoi që të merren si provë edhe raportet zyrtare të cilat kanë të bëjnë me përgjimet telefonike të dy numrave të Shabanit e në të cilat raporte sipas Shalës është konkluduar se në asnjë komunikim nuk është gjetur asnjë dyshim lidhur me të mbrojturin e tij.

Ai po ashtu propozoi disa e-mail të cilat i ka dërguar dhe pranuar Shala, gjatë kohës sa i akuzuari Shabani ka qenë ushtrues i detyrës dhe sekretar i përgjithshëm në MSH.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gërguri kërkoi nga mbrojtësit e të akuzuarve që në seancën e radhës të gjitha provat e propozuara të sillen në kopje fizike në mënyrë që të merret qëndrimi i prokurorisë dhe te vendoset lidhur me to.

Ndryshe, mbrojtësit e të akuzuarve, pas leximit të provave të propozuara në aktakuzë kërkuan nga prokurorja Florije Shamolli që të evidentohen si prova vetëm ato të cilat kanë të bëjnë me të mbrojturit e tyre, pasi sipas tyre, për këtë rast ka numër të madh te të akuzuarve.

Prokurorja Shamolli theksoi se këtë do ta bëj vetëm në fjalën përfundimtare, pasi të akuzuarit do ta japin mbrojtjen e tyre.

Ish-ministri Agani dhe ish-sekretari Shabani, të cilët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ishin deklaruar të pafajshëm në lidhje akuzat me të cilat ngarkohen në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 26 shkurt të këtij viti.

Në shqyrtimin fillestar të 26 shkurtit, po ashtu ishte bërë e ditur nga gjykatësja e këtij rasti, Shadije Gërguri, që të akuzuarit Agani dhe Shabani tash e tutje do të vazhdojnë të gjykohen veçmas nga të akuzuarit tjerë, të cilët do të gjykohen në dy procedura të tjera.

Prokuroria e Shtetit, më 15 qershor 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sekretarit të përgjithshëm të MSh, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi”.

Në ndërkohë, prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.

Në ketë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizikë dhe 4 personave juridikë. Mirëpo, për 56 persona fizikë nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet./Betimi për Drejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?