Qeveria e Kosovës dënon djegien e flamurit të Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë. Këto deklarata të kryeministrit vijnë pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa persona […]
Këto deklarata të kryeministrit vijnë pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa persona i vënë flakën flamurit të Turqisë. Ata madje dëgjohen duke thënë se janë në “përkrahje të Gjergj Dedajt, poshtë Turqia, poshtë Serbia, kalle Erdoganin”, e fjalë të ngjashme.
“Qeveria, gjithashtu, dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe ka konsideratë të veçantë për bashkëpunimin e mirë me vendet që kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Reagim pati edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjegj Dedaj, i cili shkruan se “Gjergjin e mbronë Gjergji!”.
Ndërsa, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike.












