“Pse Hashim Thaçi e tha me kaq vonesë se Sali Berisha strehoi Arkanin e Bin Ladenin” – reagimi i ish-bashkëpartiakut

“Pse Hashim Thaçi e tha me kaq vonesë se Sali Berisha strehoi Arkanin e Bin Ladenin” – reagimi i ish-bashkëpartiakut

Ish-bashkëpartiaku i Thaçit, Jakup Kransiqi, ka reaguar pas akuzave që dje i pari i shtetit i drejtoi ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Sipas tij, një debat i tillë është i kot, pasi Shqipëria dhe Kosova nuk kanë problem mes vet, por me Serbinë, raporton Periskopi. Në reagimin e tij Krasniqi thotë se Berisha kishte plotësisht […]

Sipas tij, një debat i tillë është i kot, pasi Shqipëria dhe Kosova nuk kanë problem mes vet, por me Serbinë, raporton Periskopi.

Në reagimin e tij Krasniqi thotë se Berisha kishte plotësisht të drejtë, kur e kritikoi Thaçin rreth Luginës së Preshevës.

Krasniqi akuzat e Thaçit se Berisha ka strehuar Bin Ladenin, e Arkanin, i quan një reagim prej idhnaku, që i ka kushtuar Thaçit me humbje të miqve, dhe e ka lënë të rrethuar Thaçin me armiq të të kaluarës që i mbanë afër vetes me pozita shtetërore.

Reagimi i plotë:

 

“PROBLEMI” KOSOVË – SHQIPËRI I SHPIFUR

 

Për njerëzit me njohuri mesatare e mbase edhe me përgjegjësi mesatare, Shqipëria dhe Kosova problemin shekullor e kryesor e kanë me Serbinë e jo njëra me tjetrën. “Problemi” i shfaqur në medie mes Thaçit e Berishës, mes dy “miqve” të vjetër është si lufta e Bali Katravellës me mullit e erës?!

 

Deklarata e Sali Berishës për deklaratën e papërgjegjshme të Thaçit për Preshevën, ishte një goditje e saktë. Ndonëse nuk jam prej atyre që e vlerësoj Berishën për goditje të sakta. Por, edhe në ketë rast, u vërtetua ajo thënia e njohur e popullit: “S’ke nevojë që të kesh armiq, mjafton ta thuash të vërtetën që t’i krijosh ata”!

 

Përgjigja që Thaçi i dha Sali Berishës është përgjigje më shumë se idhnake. Madje, edhe po të ishte e vërtetë ajo që Thaçi e tha për te, pse duhej të thuhej më kaq shumë vonesë?! Kur dihet se Millosheviqi, Bin Ladeni e Arkani më nuk janë në jetë? A mos po del në ketë rast sedra e Thaçit mbi interesin e kombit? A kështu na qenka udhëheqësi i pa gabueshëm e “ylli i shekullit”? Si po shkruajnë autorët e huaj e të blerë nga Thaçi?

 

Ky Thaçi po del që të jetë me sedër të madhe, me inat të papërmbajtshëm ndaj një mendimi të kundërt të një miku të tij, siç ka deklaruar vet shumë herë, pse në rastin e Kosovës mos ta vente edhe interesin e tij mbi interesin e Kosovës e Preshevës marrë se bashku? Mbase, sjellja e tij me miqtë në ketë mënyrë, sikur i është bëre traditë.

Pozicioni personal i Thaçit, është pozicion për ruajtjen e miqve të vjetër dhe krijimin e të rinjve dhe jo vetëm brenda kombit! Ai gjatë këtyre viteve ka krijuar shumë armiq në Kosovë sa ka mbetur i rrethuar vetëm me armiqtë e tij të djeshëm të cilëve po u shpërndanë pozita shtetërore si të ishin ato karamele se për dekorime e medalje mos të flasim?!

 

Kjo gjuhë e vendosur në komunikimit e politikës shqiptare nuk nderon njeri e më se paku njerëzit me përgjegjësi shtetërore. Edhe gjuha që u përdor nga një medie shqiptare e Shqipërisë për Thaçin ishte e të njëjtit nivel. Mbase këto medie partizane, të cilat janë me bollëk, janë krijuar nga “udhëheqësit” e këtij niveli?!

Si është politika tek ne, janë edhe mediet si krijesa të këtij niveli, as profesionale as intelektuale e njerëzore!

Koha është duke kërkuar që më shumë se kurrë, si nga politika ashtu edhe mediet qe me gjithë kapacitetet e tyre profesionale e kombëtare të vihen në shërbim të kombit dhe atdheut! Koha e kërkon bashkimin e territorit e jo shkëmbimin e një hapësire shqiptare më një tjetër! Se pari, duhet garantuar mirë atë që e ke, pastaj, syno edhe të pa mundshmen për ta arritur të mundshmen!

Kjo gjuhë komunikimi që kanë instaluar disa politikanë shqiptarë, nuk prodhon suksesin! Ndryshimi është bërë domosdoshmëri!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?