Policia jep detaje të reja nga plagosja në Suharekë

Një burrë i moshës 33-vjeç ka mbetur i plagosur sot në fshatin Samdrexhë të Suharekës. I njëjti po trajtohet nga ekipi mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes të dyshuarit që kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij kanë ikur nga vendi i ngjarjes […]
Një burrë i moshës 33-vjeç ka mbetur i plagosur sot në fshatin Samdrexhë të Suharekës. I njëjti po trajtohet nga ekipi mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes të dyshuarit që kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij kanë ikur nga vendi i ngjarjes me veturë me tabela 01.
Policia tha se motivet e kësaj plagosje nuk dihen ende ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
“Viktima është 33 vjeç i është ofruar ndihma ndihma mjekësore dhe po trajtohet, është jashtë rrezikut për jetën, motivet ende të panjohura”, tha më tej policia.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe pritet të identifikohen nga policia./Express/












