Plani i Merkelit për Kosovën: Asociacioni plus?

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përgatitur një plan për Kosovën që parashikon formimin e Bashkësisë së komunave serbe plus, verifikimin e situatës në terren dhe mbajtjen e referendumit për shkëputje të asociacionit pas 20 vjetësh, shkruajnë mediat serbe duke iu referuar pretendimeve të burimeve të paemëruara në Partia Popullore Evropiane (PPE). Sipas Telegraf, Merkel paraqiti […]
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përgatitur një plan për Kosovën që parashikon formimin e Bashkësisë së komunave serbe plus, verifikimin e situatës në terren dhe mbajtjen e referendumit për shkëputje të asociacionit pas 20 vjetësh, shkruajnë mediat serbe duke iu referuar pretendimeve të burimeve të paemëruara në Partia Popullore Evropiane (PPE).
Sipas Telegraf, Merkel paraqiti planin e saj për kolegët nga Ballkani dhe, sipas tij, ndarja në fund të gjithë procesit është e mundur.












