Përkrahësit e Gjergj Dedajt gjatë djegies së flamurit: Kalle turkin e m**tit

Disa përkrahës të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Republikës, Gjergj Dedajt, ia kanë vënë flakën flamurit të Turqisë. Në një video, e cila po qarkullon në internet, shihen disa persona teksa ofendojnë dhe shajnë shtetin mik të Kosovës. Madje, të njëjtit nuk kanë lënë pa ofenduar edhe presidentin turk, Rexhep Erdoganin. “Kalle turkin e […]
Në një video, e cila po qarkullon në internet, shihen disa persona teksa ofendojnë dhe shajnë shtetin mik të Kosovës.
Madje, të njëjtit nuk kanë lënë pa ofenduar edhe presidentin turk, Rexhep Erdoganin.
“Kalle turkin e m..tit, poshtë Turqia, përkrahje Gjergj Dedajt …Kalle Erdoganin, kalle flakë”, dëgjohen teksa thonë përkrahësit e Dedajt.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë.












