PD’së i del gjumi pas tri ditësh, thonë diçka për ndërtimin e bazës ajrore të NATO’s

PD’së i del gjumi pas tri ditësh, thonë diçka për ndërtimin e bazës ajrore të NATO’s

Lajmi i publikuar në media për vendimin e Këshillit të Atlantikut për ndërtimin e një baze ajrore të NATO-s në Kuçove është kaluar në heshtje për tre ditë me radhë nga ana e PD. Pas disa ironive të tërthorta në mediat afër Berishës, sot ish ministri i Jashtëm aktualisht deputet i PD Tritan Shehu e […]

Lajmi i publikuar në media për vendimin e Këshillit të Atlantikut për ndërtimin e një baze ajrore të NATO-s në Kuçove është kaluar në heshtje për tre ditë me radhë nga ana e PD.

Pas disa ironive të tërthorta në mediat afër Berishës, sot ish ministri i Jashtëm aktualisht deputet i PD Tritan Shehu e ka cilësuar të mirëpritur vendin e NATO-s.

Teksa ka bërë një historik të qeverive të PD në funksion të anëtarësimit në NATO, Shehu thotë se qeveria ka bërë vetëm detyrat e shtëpisë dhe nuk duhet të përdorë këtë akt si fishekzare ndaj opozitës dhe rajonit.<

Postimi i plotë i deputetit të PD:

Cdo rritje e prezences se NATO ne Shqiperi, eshte thellesisht e deshiruar, stimuluar dhe mirepritur nga ne; kjo eshte e “shkruar edhe ne genet” tona

Dje disa organe mediatike kerkonin te hidhnin mjegullnaja dyshimi reth qendrimit opozitar per “mundesine e zgjerimit te prezences se NATO ne vendin tone”.

Pa asnje dyshim keto jane vetem aludime dashakeqe e krejt te kunderta me realitetin dhe faktet.

Dua te kujtoj ketu qe po thuajse i gjithe rrugetimi i Shqiperise drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri ne ataresimin e plote tonin aty.

PD qe me “lindjen” e saj, ndryshe edhe nga partite e tjera te krijuara ne ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tone per BE e NATO.

Me tej me Qershor te 1992, pra dy muaj mbas formimit te Qeverise sone, Shqiperia aplikon e pranohet ne Keshillin e Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut.

Me dhjetor 1992 Berisha viziton Seline e NATO ku pritet nga Sektretari i Pergjithshem, i cili me Mars 1993 viziton vete Shqiperine.

Me 23 Shkurt 1994 Berisha nenshkroi dokumentin Kuader te Partneritetit per Paqe me NATO, duke e bere Shqiperine antaren e pare nga vendet ish komuniste te saj.

Me 20 prill Kuvendi i Shqiperise ratifikoi kete dokument, megjithe kundershtite e socialisteve ne keto periudha.

Rruga vazhdon me tej ne bashkepunim gjithmone dhe me te ngushte deri sa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeminister ishte Berisha, u antaresua perfundimisht ne NATO, duke perbere keshtu nje nga arritjet me te medha historike te Shqiperise, shqiptareve e Rajonit tone.

Pra tashti ne jemi antare te NATO dhe si te tille kemi perfitimet madhore, por dhe obligimet e medha ndaj kesaj aleance, obligime qe lidhen me elementet financiare, pjesemarjes, thellimin e demokracise, luftes sone ndaj krimit, droges, trafiqeve, terrorizmit, racionalitetit ne politikat Rajonale dhe ato te Jashteme etj etj, nder te cilat fatkeqesisht jemi shume larg asaj qe kerkohet nga nje vend antar ne seriozitet, impenjim e rezultate.

Pra eshte me e dobishme qe kjo Qeveri te perpiqet te realizoje “detyrat e shtepise” e te mos perdori vendime te mundeshme pozitive te NATO ndaj nesh e Rajonit, si “fishekzare” politike per kamufluar realitetin tone te brendshem.TemA)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?