Pas frikës nga shkarkimi, reagon Gjergj Dedaj: Fleni mirë, por mos gënjeni kaq shumë

Pas frikës nga shkarkimi, reagon Gjergj Dedaj: Fleni mirë, por mos gënjeni kaq shumë

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, që është zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme e së fundi është emëruar ambasador në Maqedoni, po i qëndron prapa deklaratave të tij për pushtimin nga Perandoria Osmane dhe më pas nga Serbia. Për deklaratën e tij të parë ndaj Dedajt ishte ngritur kallëzim penal nga […]

Për deklaratën e tij të parë ndaj Dedajt ishte ngritur kallëzim penal nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren.

Në kallëzim penal thuhet se gjuha e Gjergj Dedaj nxitë urrejtje, është përçarëse ose mos durimit kombëtar, racor, fetar e etnik. Simitçi pretendon se gjuha e Dedajt ka kaluar liritë e shprehjes së mendimit të lirë dhe është shkelur e drejta e një kombësie.

Dedaj ka shkruar një postim së fundi në profilin e tij në Facebook, ku i qëndron pas asaj që ka thënë për të kaluarën, derisa thotë se turqit dhe serbët, qytetarë të barabartë të Kosovës, s’kanë as pse të mburren e as pse të ndjehen të ofenduar.

Zëvendësministri ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për atë që thash për Perandorinë Otomane dhe Serbinë e Millosheviqit.

Dedaj, lidhje me këtë situatë ka shkruar dy postime në profilin e tij në Facebook, të cilat po i transmetojmë pa ndërhyrje, më poshtë:

Gjergjin e mbrone Gjergji!

Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, per Turqine apo Serbine, dhe simbolet e tyre nacionale.

Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbine e Millosheviqit dhe se asnje veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua.

Kosova eshte shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise.

Manipulimet me historine dhe me komunitetet ne Kosove, per qellime politike nuk iu bene ndere asnje shteti mik!


FLENI MIRE, POR MOS GENJENI KAQ SHUME!

Per disa media e portale kosovare, ndonje deputet matrapaz dhe i shpifur, apo analist sharllatan:

A u lodhte, apo ju vjen turp, apo skuqeni, sa shume shpifje e genjeshtra bete, vetem per tri dite !

Edhe njehere: Turqia dhe Serbia, perplote 6 shekuj kane qene sundimtaret me te eger dhe pushtuesit me barbare e popullit shqiptare! Ata kane bere krime dhe gjenocid ne keto troje. Turqet dhe Serbet e tashem te Kosoves nuk duhet te ndjehen krenare per ate kohe, por duhet te distancohen nga ajo kohe dhe nga ato krime barbare. Njekohesisht, nuk duhet te ndjehen fajtore as te ofenduar kur ate periudhe gjashteshekullore e quajme sakte siq ishte. Une kete e kam bere dhe do ta beje çdo here per pushtuesit turqo serb dhe asnjehere nuk merrem as me turqet dhe as serbet e Kosoves te cilet e gjykojne ate pushtim barbare dhe jane qytetare te barabarte te Republikes se Kosoves!

Ndërkaq ky është kallëzimi penal i konfirmuar nga Prokuroria e Prizrenit, i bërë nga Ertan Simitçi në Prizren:

Image
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?