Partitë shqiptare e ato maqedonase kundër ridefinimit të kufijve në Ballkan

Partitë shqiptare e ato maqedonase kundër ridefinimit të kufijve në Ballkan

Partitë politike në Maqedoni kundërshtojnë mundësinë e ndarjes së Kosovës, respektivisht të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Partia më e madhe në pushtet, LSDM-ja mbron parimin e mos-ndarjes së kufijve dhe atë të përmirësimit të raporteve ndër-fqinjësore. “LSDM-ja përfaqëson parimin e mos-ndryshimit të kufijve në Ballkan. Politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt […]

“LSDM-ja përfaqëson parimin e mos-ndryshimit të kufijve në Ballkan. Politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt integrimit të mbarë rajonit, ndërtimit të miqësisë, zhvillimit dhe përparimit të raporteve me fqinjët. Vetëm në këtë mënyrë rajoni mund të shkojë përpara drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit, që është në interes të gjithë qytetarëve.”, thuhet në komentin e LDM-së.

Nga BDI-ja thonë se tema të këtilla as që duhen diskutuar, pasi rajoni është në rrugë të mbarë për integrim në strukturat euro-atlantike.

“Kryetari Ahmeti është prononcuar disa herë në lidhje me temën e imponuar të ndryshimit të kufijve duke thënë se rajoni është në rrugë të duhur të paqes, sigurisë, stabilitetit, integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj skenarët e tillë që mund të nxisin domino efekt në gjithë rajonin, nuk duhet të zënë vend në diskursin publik”, thuhet në deklaratën e BDi-së.

Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski për Alsat M konfirmoi se partia e tij është kundër ndryshimit të linjave kufitare.

“Ne jemi kundër çfarëdolloj korrigjimi të kufijve”, tha Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

Derisa nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur.

“Nuk ka asnjë kuptim të bëhet tregti me tokën tonë. Shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur, përkundrazi”.

Mundësinë e korrigjimit të vijës kufitare Kosovë-Serbi e paralajmëroi presidenti kosovar, Hashim Thaçi, tani që janë intensifikuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. /Alsat M

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?