Partitë kanë harruar t’i vazhdojnë tryezat që kishin nisur në prill

Ndonëse partitë politike ishin dakorduar qysh në muajin prill që ta vazhdonin ciklin e tryezave, takimi i radhës që pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike ende nuk dihet se kur do të mbahet, shkruan sot Gazeta “Zëri“. Zyrtarë të AAK-së, të cilët do të jenë nikoqirë të takimit të pestë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se […]

Ndonëse partitë politike ishin dakorduar qysh në muajin prill që ta vazhdonin ciklin e tryezave, takimi i radhës që pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike ende nuk dihet se kur do të mbahet, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Zyrtarë të AAK-së, të cilët do të jenë nikoqirë të takimit të pestë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se tryeza e radhës do të duhej të mbahej për dialogun Kosovë – Serbi, porse meqë ende nuk është arritur ndonjë konsensus i brendshëm rreth kësaj teme takimi në fjalë është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, të cilët e kishin nisur praktikën e tryezave me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kanë pohuar se ende vazhdojnë të mbeten për opsionin e zgjedhjeve.

Por ndonëse kishin paralajmëruar se do ta organizonin edhe një tryezë në fund të ciklit, nga LDK-ja kanë thënë se ende nuk është diskutuar rreth kësaj çështjeje, shkruan më tutje “Zëri“.

Në anën tjetër, deputetët e LVV-së konsiderojnë se mbajtja e tryezave është e kotë, pasi temat e mëdha duhet të diskutohen vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deri më tash janë mbajtur katër tryeza gjithsej, të thirrura nga LDK-ja, PDK-ja, LVV-ja dhe PSD-ja

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?