OKB e trajton si opsion të mundshëm shkëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës

Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh. Fahran Haq, zëvendëszëdhënësi i […]

Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh.

Fahran Haq, zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm, i pyetur nga Deutsche Welle në New York tha: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces.

“Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq.

Ai nuk bëri komente mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve.

“Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët”, tha ai.

Është kjo hera e parë që nga OKB-ja pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si opsion zgjidhjeje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?