“Novosti”: Amerika po i përgatitë shqiptarët për goditje në veri

“Novosti”: Amerika po i përgatitë shqiptarët për goditje në veri

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se “pjesëtarët amerikan të KFOR-it me javë të tëra po i përgatisin shqiptarët në malin e Bajgorës. Prishtina ka blerë nga SHBA 27 “Hummer”, dhe 24 i ka marrë si dhuratë”. “Shqiptarët e Kosovës po i intensifikojnë ushtrimet me amerikanët, në kuadër të operacionit me emërtim “Shpata e artë”, i cili […]

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se “pjesëtarët amerikan të KFOR-it me javë të tëra po i përgatisin shqiptarët në malin e Bajgorës. Prishtina ka blerë nga SHBA 27 “Hummer”, dhe 24 i ka marrë si dhuratë”.

“Shqiptarët e Kosovës po i intensifikojnë ushtrimet me amerikanët, në kuadër të operacionit me emërtim “Shpata e artë”, i cili në qarqet e sigurisë serbe interpretohet si faza finale e hyrjes në veri të Kosovës dhe rrumbullakimi  i sovranitetit të shtetit”, pretendon Novosti.

Sipas “informatave” të tyre, pjesëtarët amerikan të KFOR-it tashmë me javë të tëra po i përgatisin pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Trajnimi po kryhet në Bajgorë për së paku njëqind pjesëtarë të FSK-së, të cilët në intervale të caktuara kohore po ndërrohen, transmeton Insjaderi.com.

Edhe pse përfaqësuesit e SHBA në Kosovë publikisht theksojnë se për transformimin e FSK-ës në Ushtri të Kosovës duhen ndryshime kushtetuese dhe dialogu gjithëpërfshirës i të gjitha komuniteteve në Kosovë, sjellja e pjesëtarëve amerikan të KFOR-it në terren flet se këto procese kanë shkuar shumë përpara. Sipas “informacioneve të besueshme” të kësaj gazete, ata përveç që po i ushtrojnë pjesëtarët e FSK-së, edhe po i armatosin me të madhe këto forca, gjegjësisht Ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

“Komanda e FSK-së ka blerë nga amerikanët 27 automjete luftarake “Hummer” derisa 24 kanë marrë si dhuratë, pretendon gazeta.

Pas lëvizjes masive të forcave të KFOR-it nga pjesa jugore e Kosovës në veri të shtunën në mëngjes, ushtria serbe e ka ngritur gatishmërinë luftarake në gjithë territorin e Serbisë. Nga ministria e mbrojtjes serbe është kumtuar se, në kuadër të ushtrimeve të fluturimit, fluturaket e ushtrisë serbe, prej sot dhe pesë ditët e ardhshme do të fluturojnë mbi rajonin e Nishit dhe në jug të Serbisë. Gjithashtu janë mbajtur konsultimet në krye të shtetit në mbledhjen e Këshillit për siguri kombëtare të Serbisë, në të cilën janë marrë vendimet përkatëse për masat të cilat Serbia është e gatshme t’i ndërmerr.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?