Një person gjendet i vdekur në Pejë, kishte lëndime në kokë

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Sipas policisë, tek viktima është vërejtur një lëndim në kokë, ndaj rasti po hetohet. “Është raportuar se një person mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë andaj me urdhër te prokurorit […]
Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Sipas policisë, tek viktima është vërejtur një lëndim në kokë, ndaj rasti po hetohet.
“Është raportuar se një person mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë andaj me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësin ligjore. Rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.












