Ngritet aktakuzë për krime lufte për një serb nga Klina

Ngritet aktakuzë për krime lufte për një serb nga Klina

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër të pandehurit M.Z., për shkak se në bashkëkryerje me N.N. personat ka kryer ka kryer veprën penale të krimeve të luftës. Sipas aktakuzës së PRSK-së, i pandehuri gjatë periudhës qershor-korrik 1998 ka marrë pjesë aktive në sulmet e organizuara […]

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër të pandehurit M.Z., për shkak se në bashkëkryerje me N.N. personat ka kryer ka kryer veprën penale të krimeve të luftës.

Sipas aktakuzës së PRSK-së, i pandehuri gjatë periudhës qershor-korrik 1998 ka marrë pjesë aktive në sulmet e organizuara kundër popullatës shqiptare nga pjesëtarë të forcave serbe në fshatin Dush të Komunës së Klinës.

I pandehuri, M.Z., ka kryer sulme kundër popullatës shqiptare në cilësinë e policit, ushtarit dhe paramilitarit serb, së bashku me serbët e tjerë të fshatit Dush, me ç’rast së bashku me N.N. personat, ka përgatitur sulme ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe ka ofruar shtëpinë e tij në dispozicion të forcave serbe.

“Më 19 qershor 1998, rreth orës 12:00, në fshatin Dush, i veshur në pjesën e epërme me uniformë ushtarake dhe në pjesën e poshtme me pantallona civil, nga vetura e tij, ‘Zastava 101’ me ngjyrë të verdhë, ka shkarkuar te shtëpia e tij armë të kalibrave të ndryshëm. Në mbrëmje të asaj date, nga ballkoni i shtëpisë së tij, i pandehuri ka shtënë me armë automatike në drejtim të popullatës civile të pambrojtur, e cila nga frika, kërcënimet dhe sulmet e pandërprera të armatosura, ishte detyruar të largohet tërësisht nga fshati, por në këtë rast janë larguar vetëm personat, të cilët kishin mundësi fizike, ndërsa ata që nuk kishin mundësi, si: Z., O. dhe H.M., ky i fundit i paralizuar, qëndruan në shtëpinë e tyre në fshatin Dush, me ç’rast pasditen e të njëjtës datë filluan sulmet e serbëve në drejtim të fshatit, ku nga shtëpia e të pandehurit u dhanë urdh ra, u mbajtën pikat e forcave serbe, veçanërisht pikat e topave, të cilat ishin më të rëndësishmet për ushtrinë serbe gjatë sulmeve në ofensivën ushtarake të datës 28.07.1998, ku u dogjën tërësisht shtëpitë e shqiptarëve në fshatin Dush, ndërsa brenda tyre u dogjën Z., O. dhe H.M., i paralizuar, të cilët qëndruan në shtëpitë e tyre, ngaqë nuk patën mundësi të largohen gjatë sulmeve që u bënë nga M.Z. dhe N.N. personat.”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës aty u plagosën E.M. dhe R.M, kurse sulmet zgjatën gjatë muajve qershor- korrik të vitit 1998. Si  pasojë e deportimeve (zhvendosjes) të dhunshme nga shtëpitë e tyre janë vrarë dhe djegur gruaja dhe vajza e të dëmtuarit, Xh.M, në fshatin Ruhod të Pejës, I.M. dhe B.M.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?