Në koncert të Azetit, i riu sulmon ish të dashurën e ia vjedh qaforen që ia kishte dhuruar

Në koncert të Azetit, i riu sulmon ish të dashurën e ia vjedh qaforen që ia kishte dhuruar

Në lokalin e natës ku mbrëmë këndoi këngëtari kosovar Azeti ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Policia e Kosovës ka njoftuar se në ora dy të mëngjesit të ditës së premte një person ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij. Sipas policisë mosmarrëveshja mes personit dhe ish të dashurës së tij është […]

Sipas policisë mosmarrëveshja mes personit dhe ish të dashurës së tij është përcjellë me grabitje ku personi në fjalë i ka vjedhur një zinxhir nga fyti viktimës me arsyetimin se ai ia kishte dhuruar.

Më tej sqarohet se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me ish te dashurën e tij viktimën femër K-Shqiptare e ka sulmuar fizikisht dhe ja ka grabitur zinxhirin nga fyti me pretendim se ai ja kishte dhuruar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore për te cilat i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Në një video shihet se derisa Azet ishte duke përformuar në skenë, dy persona po sulmonin njëri-tjetrin.

Pavarësisht përleshjes ahengu ishte ndërprerë vetëm për disa sekonda për të vazhduar më pas menjëherë, por lexuesi që ka dërguar videon në Insajder e ka përshkruar si “rrahje të madhe”.

Videon e gjeni duke klikuar; Këtu

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya