Në kohën e përplasjeve mes dy vendeve, Irani ia tregon fuqinë Amerikës

Irani nisi stërvitje të mëdha detare në Gjirin Persik, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara të rifillojnë sanskionet kundër Teheranit. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se mbi 100 anije janë përfshirë në ushtrime – me sa duket për t’i dërguar mesazh Uashingtonit. Anijet janë të vogla dhe sulmuese dhe deri më tash […]

Irani nisi stërvitje të mëdha detare në Gjirin Persik, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara të rifillojnë sanskionet kundër Teheranit.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se mbi 100 anije janë përfshirë në ushtrime – me sa duket për t’i dërguar mesazh Uashingtonit.

Anijet janë të vogla dhe sulmuese dhe deri më tash nuk kanë pasur ndërveprime me anijet e Shteteve të Bashkuara në zonë.

Koha e stërvitjeve është e pazakontë, pasi flota e Iranit zakonisht kryen ushtrime vjetore në vjeshtë, thanë zyrtarët.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur prejse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr në muajin maj nga marrëveshja bërthamore e Iranit me gjashtë fuqi botërore dha ka paralajmëruar rikthimin e sanksioneve.

Raundi i parë i sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike do të hyjë në fuqi më 7 gusht.

Kërcënimi nga sanksionet tashmë ka vënë presion të madh mbi ekonominë iraniane. Monedha e Iranit ra në nivele të reja rekord këtë javë, duke nxitur protesta në disa qytete të Republikës Islamike.

Qindra njerëz janë mbledhur në Teheran, Isfahan, Karaj, Shiraz, Mashhad dhe Ahvaz për të protestuar kundër inflacionit të lartë, të shkaktuar pjesërisht nga dobësimi i rialit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?