Monumenti i Skenderbeut shkakton debat në Mal të Zi

Monumenti i Skenderbeut shkakton debat në Mal të Zi

Njoftimi se një monument kushtuar heroit historik shqiptar Skëndërbeu do të ndërtohet në Mal të Zi ka hapur përsëri një debat në vend në lidhje me origjinën e tij. Partitë politike shqiptare në Malin e Zi të mërkurën akuzuan aleancën pro-serbe të Frontit Demokratik se “po pretendon” pa pasur baza se heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu […]

Njoftimi se një monument kushtuar heroit historik shqiptar Skëndërbeu do të ndërtohet në Mal të Zi ka hapur përsëri një debat në vend në lidhje me origjinën e tij.

Partitë politike shqiptare në Malin e Zi të mërkurën akuzuan aleancën pro-serbe të Frontit Demokratik se “po pretendon” pa pasur baza se heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu ishte serb.

Reagimi i tyre erdhi pasi Fronti Demokratik mirëpriti një nismë nga autoritetet lokale në qytetin me shumicë shqiptare të Ulqinit për të ndërtuar një monument të Skënderbeut, duke thënë se ai ishte një “hero i madh dhe i famshëm – një serb i lindur”.

Një zyrtar nga Alternativa Shqiptare, Nik Deljosaj, tha se ky ishte “një mit i krijuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve, SANU”.

“Dhe në lidhje me Skëndërbeun, atë nuk e duan vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët. Jo vetëm atë, por edhe nënë Terezën dhe figurat e tjera të njohura shqiptare,” tha Deljosaj për gazetën malazeze Vijesti.

I konsideruar një udhëheqës heroik i rezistencës ndaj osmanëve në Shqipëri, Gjergj Kastrioti, i njohur si “Skënderbeu” (‘Zoti Aleksandër’) – u rekrutua që një fëmijë në Ushtrinë Osmane, duke u shërbyer sulltanëve me besnikëri dhe duke praktikuar islamin.

Por në vitin 1443, ai dezertoi, hodhi tej besimin islam dhe mori qytetin e Krujës. Nga kjo bazë, ai bashkoi princat shqiptarë që vetëm grindeshin nën flamurin e tij dhe pa një pushtim otoman pas tjetrit deri në vdekjen e tij nga malaria në vitin 1468.

Veprat ushtarake të Skënderbeut kundër turqve bënë që ai të admirohej nga Papat dhe shumë sundimtarë të tjerë në Perëndim. Por admirimi i tyre nuk mbështetej me para, gjë që pengonte aftësinë e tij për t’i dhënë turqve një goditje të madhe.

Pas vdekjes së tij, shqiptarët u ndanë dhe osmanët shumë shpejt e pushtuan vendin. Megjithatë, kujtimi i Skëndërbeut vazhdoi të jetonte, pavarësisht faktit se shumica e shqiptarëve deri atëherë ishin konvertuar në myslimanë, një besim që ai e refuzoi me vendosmëri.

Emblema e tij, shqiponja perandorake me dy koka, mbetet simbol i nacionalitetit shqiptar edhe sot.

Disa organizata dhe parti serbe gjatë viteve kanë cituar hulumtimet e historianëve lokalë rreth origjinës së Skënderbeut, që pretendojnë se ai kishte një prejardhje sllave dhe se nëna e tij ishte serbe etnike.

Megjithatë, këto hulumtime, të kritikuara ashpër nga historianët malazezë dhe shqiptarë, pohojnë gjithashtu se emri i parë i Skënderbeut nuk ishte Gjergj por Djuradj, i cili ishte një emër sllav nga ajo periudhë.

Nisma për të ndërtuar një monument të Skënderbeut në një qytet tjetër shqiptar, Tuz, pranë kryeqytetit Podgoricë, shkaktoi gjithashtu një debat të ashpër në prill.

Ndërsa partitë shqiptare e mbrojtën nismën duke thënë se Skënderbeu është heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve që do të shënojë 550 vjetorin e tij të lindjes këtë vit, organizatat pro-serbe dhe disa historianë lokalë thanë se monumenti mund të shihet si një “shënim i territorit shqiptar” brenda Malit të Zi.

Autoritetet lokale në Ulqin thanë se diaspora shqiptare do të financojë ndërtimin e monumentit. Ata thanë se dizajni paraprak është përfunduar dhe se qeveria lokale ka marrë leje nga Ministria e Kulturës për monumentin./BIRN

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?