Ministri Todosijeviq: Asociacioni vetëm sipas marrëveshjeve të Brukselit

Hartimi i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të përfundojë brenda afatit të caktuar – më 4 gusht, ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosojeviq. Por, edhe pse Todosojeviq ka deklaruar se në Qeveri është raportuar vazhdimisht në lidhje me procesin, në kabinetin e Haradinajt janë shfaqur të painformuar […]

Hartimi i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të përfundojë brenda afatit të caktuar – më 4 gusht, ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosojeviq.

Por, edhe pse Todosojeviq ka deklaruar se në Qeveri është raportuar vazhdimisht në lidhje me procesin, në kabinetin e Haradinajt janë shfaqur të painformuar për këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

Todosojeviq ka treguar edhe se cilat dokumente do të jenë udhërrëfyese për hartimin e Statutit. Ka përmendur vetëm marrëveshjet e Brukselit, por jo edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar shkelje në atë marrëveshje.

“Pres që Ekipi drejtues ta hartojë Statutin, ashtu siç është përcaktuar me marrëveshjet në Bruksel dhe me ftesë të ndërmjetësueses, të paraqitur së pari në ekipet negociuese të Beogradit dhe Prishtinës, pas së cilës teksti i versionit përfundimtar të Statutit do të paraqitet në dialogun e nivelit e lartë”, ka thënë Todosojeviq, kur është pyetur nga gazeta nëse në Statut do të përfshihen edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?