Ministri i Arsimit tregon se si po shantazhohet nga kolegji ISPE për t’ia akredituar kundërligjshëm programet

Ministri i Arsimit tregon se si po shantazhohet nga kolegji ISPE për t’ia akredituar kundërligjshëm programet

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se kjo Ministri vazhimisht po shantazhohet prej personave të kolegjit ISPE për t’ia akredituar kundërligjshëm programet e studimeve. Duke iu referuar një letre të drejtuar MAShT-it, ministri ka thënë se ajo përbën shantazh. “Kjo letër është e një tipi të shantazhit e cila […]

Duke iu referuar një letre të drejtuar MAShT-it, ministri ka thënë se ajo përbën shantazh.

“Kjo letër është e një tipi të shantazhit e cila ka për qëllim të bëhet presion direkt në isntitucionet shtetërore për një paligjshmëri të kërkesave të institucionit ISPE”, ka thënë ministri gjatë një konference për media.

“Ajo çka dua të them është se ky presin nuk është tash që ISPE-ja bën ndaj institucionit tonë, por ka pasur një vazhdimësi të presioneve që në mënyrë të padrejtë të akreditohen programet, gjegjësisht të ndikohet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë për akreditimin e programeve të këtij institucioni”, ka shtuar ai.

Bytyqi ka shprehur vendosmërinë e tij për ta përkrahur punën e institucioneve të pavarura.

“Ajo që dua të them është se ne jemi të vendosur që t’i respektojmë institucionet e pavarura, sepse në veaçanti kemi bërë një punë të jashtëzakonshme që të krijojmë një agjenci të akreditimit, një këshill shtetëror të cilësisë të pavarur dhe të pandikuar nga askush”, ka shtuar ai.

Bytyqi ka tënë se vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë të pavarura dhe nuk e kanë favorizuar apo përkrahur askënd.

Sipas tij, në letrën drejtuar Ministrisë së Arsimit, faji i është drejtuar ministri, duke shtuar se ministri nuk ka asnjë ndikim në këto vendime.

Megjithatë, ai ka thënë se, nëse dikush vlerëson se i është bërë e padrejtë, atëherë le t’i drejtohet institucioneve dhe të mos bëjë presion ndaj Ministrisë dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë për përfitime personale të cilat i bëjnë persona të caktuar.

Ministi Bytyqi ka thënë se pret që Këshilli Shtetërore i Cilësisë të mos bie pre e presioneve të tilla, duke shtuar se do ta kenë përkrahjen e tij deri në fund.

“Unë i bëjë thirrje publike ISPE-së të t’i plotësojë kriteret e parapara për akreditim dhe të mos bëjnë presion dhe shantazhe të cilat i bëjnë persona të caktuar për përfitime personale”, ka thënë ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?