Melanie del publikisht kundër Donald Trump

Melanie dhe Donald Trump kanë patur një debat në lidhje me basketbollistin e NBA LeBron James. Zonja e parë e Amerikës ka dalë në mbrojtje të tij, pas përplasjes që pati ai me Trump. Debati me Trump dhe James filloi pas intervistës që ku i fundit kishte dhënë për CNN ku kishte thënë se presidenti […]
Melanie dhe Donald Trump kanë patur një debat në lidhje me basketbollistin e NBA LeBron James.
Zonja e parë e Amerikës ka dalë në mbrojtje të tij, pas përplasjes që pati ai me Trump.
Debati me Trump dhe James filloi pas intervistës që ku i fundit kishte dhënë për CNN ku kishte thënë se presidenti ishte përçarës dhe nxiste racizmin.“Sporti nuk është dicka që ndan njerëzit, por i bashkon ata. Dhe presidenti po na ndan”- kishte thënë LeBron.Pas këtyre fjalëve presidenti amerikan reagoi me një postim në Tëitter duke iu drejtuar basketbollistit me fjalë ofenduese. Ai ka hedhur dyshime mbi zgjuarsinë e basketbollistit dhe ka thënë se kjo deklaratë nuk e bën aspak të duket i zgjuar.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Zonja e Parë Melanie Trump, e cila nëpërmjet zëdhënëses së saj ka thënë:
“Lebron po bën shumë të mira në komunitetin e tij dhe mbështet gjeneratat e ardhshme, Zonja e Parë e inkurajon atë”












