Maqedonia nis eksportin e produkteve bujqësore për në Kosovë

Maqedonia nis eksportin e produkteve bujqësore për në Kosovë

Maqedonia ka filluar eksportin e pemëve dhe perimeve në Kosovë. Të premten janë ngarkuar tetë kamionë me prodhime bujqësore, vetëm nga tregu i madh me shumicë në Shkup. Tregtarët me shumicë pas bllokadës dy javore për shkak të doganave më të larta që i aplikoi dhe pastaj i shfuqizoi Prishtina, tani i fërkojnë duart. Ata […]

Tregtarët me shumicë pas bllokadës dy javore për shkak të doganave më të larta që i aplikoi dhe pastaj i shfuqizoi Prishtina, tani i fërkojnë duart. Ata thonë se kërkesa për pemë dhe perime është rritur në mënyrë drastike dhe çmimet janë rritur gjithashtu. Ndryshe nga dy javët e fundit, madje edhe në orët e pasdites kur tregu me shumicë ishte i mbushur me pemë dhe perime për të cilat nuk kishte blerës, këto dy ditë në mëngjes shiteshin kutitë e fundit.

“kemi pasur një dalje të madhe të mallrave që dolën nga tregu. Ishin tetë tregtarë nga atje, secili prej tyre kishte nga një kamion, pra tetë kamionë, njëri mbeti bosh, nuk kishte mall për të. Prandaj, ne jemi shumë të kënaqur tani, çmimet janë rritur në mënyrë drastike “- tha një tregtar

Pjeshka është rritur nga 20 në 25 denarë, rrushi nga 30 deri në 35, dhe dardha në shumicë shiten për 40 denarë. Megjithatë, tregtarët ankohen se bllokada ka shkaktuar dëme financiare dhe tani ata shpresojnë se nëpërmjet kërkesës eventuale në rritje, një pjesë e humbjes do të kompensohet. Nga Ministria e Bujqësisë ende po bëjnë përllogaritjet për dëmin e shkaktuar nga bllokada dy javore.

“Ne do ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe opsionet në pjesën e dëmeve të pësuara nga fermerët tanë, qoftë përmes masave ndërhyrëse për shitjen e një pjese të produkteve për përpunim, masave që janë ekzistuese, d.m.th. rritjen e shumave vetë ose në drejtim të rritjes së subvencioneve për sipërfaqe”, deklaroi Ljupço Nikolovski, Ministër i Bujqësisë.

Kosova ka aplikuar një mbrojtje doganore prej 30 për qind ndaj 21 produkteve bujqësore më 18 korrik. Javën e kaluar, me kërkesë të vendeve anëtare të CEFTA-s, ku Kosova është gjithashtu anëtare, fillimisht u shfuqizua dogana e 17 produkteve bujqësore, por mbeti për domate, speca, rrush, dardha, molla dhe manaferra që janë pjesë e produkteve që janë më të eksportuara nga Maqedonia.

Të martën, qeveria e Kosovës vendosi të heqë plotësisht doganat më të mëdha./AlsatM

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?