Mali i Zi së shpejti heq taksën e sigurimit të automjeteve për shtetasit kosovarë

Mali i Zi së shpejti heq taksën e sigurimit të automjeteve për shtetasit kosovarë

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar Marrëveshjen Bilaterale për Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Njerëzve mes dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës, ministri i së cilës, Pal Lekaj po qëndron sot në Podgoricë me ftesë ministrit për Transport dhe Çështje Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq. Të dy […]

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës, ministri i së cilës, Pal Lekaj po qëndron sot në Podgoricë me ftesë ministrit për Transport dhe Çështje Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq.

Të dy ministrat janë dakorduar që së shpejti të hiqen edhe sigurimet kufitare të autopërgjegjësisë mes dy vendeve, në mënyrë që qytetarët e të dyja vendeve ta kenë më të lehtë dhe më të shpejtë qarkullimin në kufi.

Ministri Lekaj, lidhur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe arritjes së dakordancës për heqjen e sigurimeve kufitare të autopërgjegjësisë ndërmjet dy vendeve, ka thënë se pas diskutimeve me Ministrin Nurkoviq për zhvillimet e përgjithshme në të dy vendet tona, me theks të veçantë për sa i përket ministrive që udhëheqim, “diskutuam edhe për të ardhmen e projektit të tunelit, që do t’i lidhë Pejën me Rozhajen (i gjatë 7 kilometra) dhe lidhjes përmes hekurudhave që është një investim kapital, investime këto që sjellin përafrim e integrim të dy shteteve tona në korridore të rëndësishme të transportit ndërkombëtarë”.

“Ne presim që shumë shpejt të dalim me rezultate konkrete nga ekipet tona tashmë të emëruara, për sa i përket këtyre projekteve”, tha Lekaj, raporton Koha.net.

Marrëveshja e cila u konkretizuar sot, sipas Lekaj, do të lehtësojë pajisjen me leje përkatëse, do të kemi lëvizje më të lirë të transportueseve të të dy vendeve tona, por edhe me vendet e treta, duke i përdorur Kosovën dhe Malin e Zi si vende transiti.

Ai tha se në takim nuk është lënë anash as diskutimi dhe dakordimi për largimin e barrierave administrative, siç është taksa për autopërgjegjësinë, taksë kjo e imponuar nga ana e Malit të Zi.

“Për modalitetet e marrëveshjes, ju mbetet që ministritë e linjës të gjejnë modalitetet e duhura që kjo taksë të hiqet sa ma parë”, është shprehur ministri Pal Lekaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?