Limaj: Nuk pranojmë ‘Republikë Serbe’ në Kosovë me asnjë çmim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se asnjë nga bartësit e institucioneve përfshirë atë si zëvendëskryeministër, por as presidenti e kryeministri nuk kanë të drejtë të bisedojnë në emër të Kosovës për një autonomi ose për një ‘Republikë Srpska’ në Kosovë. Sipas Limajt, kjo nuk do të lejohet të […]

Sipas Limajt, kjo nuk do të lejohet të ndodhë me asnjë çmim.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë një ‘Republika Srpska’ në Kosovë, asnjëherë, me asnjë çmim. Kosova është më e madhe se bartësit e institucioneve dhe qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë për ta pranuar. Ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë”, ka thënë Limaj në një prononcim për KosovaPress.

Më tutje, Limaj ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Bosnjë nuk mund të ndodhë në Kosovë.

Kosova, thotë Limaj është një realitet tjetër dhe nuk do të lejohet kurrë skenari i Bosnjës. Sa i përket fazës finale të dialogut numri dy i qeverisë së Kosovës thotë se nuk ka nisur ende.

Dialogu final, sipas Limajt nënkupton një marrëveshje, e cila çon në njohjen e dy vendeve dhe se ky dialog nuk do të zhvillohet nga një individ, por nga ekipi negociator ku do të përfshiheshin pozitë-opozitë dhe shoqëria civile.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?